Panorama Sport (Albania)

Mbrojtja e Atletikos “bunker”, por Kristiano kërkon 101 fitore

-

Misioni përmbysje nuk është i lehtë. Juventusi e di mirë se mbrojtja e Atletikos është e fortë, por diçka e tillë konfirmohe­t edhe nga statistika­t. Vetëm 1 gol i pësuar në 4 transferta­t italiane, por stadiumi i Juves është një fortesë për bardhezinj­të. * Juventusi bëri disa ndryshime në listën e UEFA-s. Largoi dy lojtarët Benatia, Kuadrado dhe përfshiu dy të tjerë: Kaseres, Spinacola. * Bardhezinj­të janë ende të pamposhtur në këtë sezon të Serisë A. Kanë arritur 24 fitore nga 27 ndeshje të mundshme. Sfida e fundit ishte fitorja 4-1 ndaj Udinezes. Ka siguruar 75 pikë deri tani dhe me 11 ndeshje që duhet të luhen akoma mund të thyejë rekordin e 102 pikëve të sezonit 2013-2014. * Juventusi nuk humbet në kampionat që nga 22 prilli i vitit 2018 kur humbi ndaj Napolit me rezultatin 1-0. * Fitorja me Udinezen ishte ndeshja e 200-të e Juventusit në stadiumin e ri (159 fitore, 32 barazime, 9 humbje). * Moise Kin ka shënuar dopietë në pjesën e parë kundër Udinezes në moshën 19-vjeçare e 8 ditë. Është lojtari më i ri që shënon dy gola në Serinë A që nga koha e Gladerisit në vitin 1982.

* Bardhezinj­të janë të pamposhtur nga 26 transferta radhazi (rekord i klubit). Rekordin në futbollin italian e mban Milani i Fabio Kapelos me 38 ndeshje në transfertë pa humbje.

* Paulo Dibala ka shënuar 4 gola në Serinë A këtë sezon. I fundit ishte kundër Bolonjës. Në Ligën e Kampionëve ka gjetur rrjetën 5 herë. * Duglas Kosta nuk ka zbritur në fushën e lojës që nga 2 shkurti kur pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Parmës 3-3.

* Më 16 janar, Juventusi fitoi Superkupën e Italisë duke mundur Milanin 1-0 falë golit të Kristiano Ronaldos. * Shpresat për të fituar për të pestin vit radhazi kampionati­n dhe Kupën e Italisë u shuan kur Atalanta eliminoi bardhezinj­të duke i mundur 3-0.

* Me golin e shënuar kundër Napolit, Miralem Pjaniç arriti në kuotën e 16 golave me goditje dënimi duke zënë vendin e 7 në futbollin italian. Andrea Pirlo dhe Mihajloviç udhëheqin kryesimin me 28 gola.

* Edhe Atletiko e Madridit bëri ndërhyrje në listën e Ligës së Kampionëve. U futën: Morata, Perez, Sançez dhe u larguan: Gelson, Poveda, Rodrigez dhe Saolomon.

* Ekipi spanjoll ka fituar 5 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticio­net, duke përfshirë edhe fitoren 2-0 kundër Juventusit. Në fundjavë fituan 1-0 në shtëpi ndaj Leganesit. * Bardhekuqt­ë kanë mbajtur të paprekur portën në 5 ndeshjet e fundit radhazi.

* Atletiko ka humbur vetëm 1 nga 11 transferta­t në të gjitha kompeticio­net, ku ka fituar 5 dhe ka barazuar 5.

* Alvaro Morata, i cili e nisi karrierën te të rinjtë e Atletikos është rikthyer të mbajë fanellën e "Los Kolçoneros". Ai qëndroi në stol në ndeshjen e fundit, por ka shënuar 3 gola në 2 ndeshjet që ka luajtur.

* Antuan Grizman ka shënuar 10 gola në 14 ndeshje me Atletikon, por për momentin po kalon një krizë. Nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në 4 ndeshjet e fundit.

* Lukas Hernandez nuk luan me Atletikon që nga 9 shkurti kur u dëmtua në derbin e humbur ndaj Realit të Madridit.

* Nikola Kaliniç e nisi si titullar ndeshjen e së shtunës dhe luajti 73 minuta pa arritur të gjente rrugën e rrjetës. * Në 14 shkurtin e këtij viti, Diego Simeone rinovoi kontratën me Atletikon deri në vitin 2022.

* Mbrojtja e bardhekuqv­e konfirmohe­t si pika më e fortë. Në katër transferta­t që ka luajtur në Itali ka pësuar vetëm 1 gol. Juventusit i duhen të paktën 2 për ta dërguar ndeshjen me shtesë. * Juventusi dhe Atletiko e Madridit janë përballur 3 herë në kompeticio­net europiane. Dy ndeshje janë fituar nga ekipi spanjoll dhe një ka përfunduar në barazim. * Kristiano Ronaldo ka arritur të shënojë 22 gola në 32 ndeshje kundër Atletikos së Madridit. Në sfidën e parë nuk ia doli, ndërsa sot kërkon të udhëheqë formacioni­n bardhezi drejt përmbysjes së madhe.

* Në rast të një fitoreje, Ronaldo do të barazonte Iker Kasijasin si lojtarin me më shumë fitore në Ligën e Kampionëve (101). Portugezi për momentin ka 100 fitore dhe portieri spanjoll e kaloi duke mundur Romën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania