Panorama Sport (Albania)

"Më vjen keq për Bufonin, gati për një natë magjike"

-

Xhorxho Kielini nuk dëshiron të ketë fatin e Bufonit në Ligën e Kampionëve. Kapiteni i Juventusit thotë se ka dëshirë që ekipi ta përmbysë Atletikon dhe humbjen 2-0 në Madrid nuk e quan katastrofë.

PRESION- "Ne jemi mësuar të kemi presion dhe gjithmonë ia dalim. Na duhet mbështetja e tifozëve për të bërë një përmbysje të madhe dhe për të luajtur shanset që kemi në Champions. Do të jetë mbrëmje magjike".

MENDIMET- "Sigurisht që një herë në ditë e kemi menduar të gjithë këtë sfidë. Duam ta kalojmë turin e Ligës së Kampionëve dhe të kemi dëshirë më shumë se rivali. Respekt për Atletikon dhe forcën që kanë. Nuk do të jetë e lehtë, por do të provojmë".

PËRMBYSJET- "Në futbollin e ditëve të sotme ndeshjet ndryshojnë për një episod. Mjafton një moment dhe të shemb të gjithë besimin që ke. Humbja 2-0 nuk është fundi i botës".

BUFON- "Më vjen keq për atë që i ndodhi me PSG-në. Unë i përjetoj ndeshjet shumë dhe me të njëjtën dëshirë si gjithmonë".

RONALDO- "Nuk e di si po e përjeton ai. Duhet të pyesni atë. Por jam i bindur që do të bëjë një ndeshje të madhe, ashtu siç ka bërë në këto muaj".

500 NDESHJE- "Më kujtohet 0-0 në shtëpinë e Barcelonës. U ndodh pak ekipeve që të largohen pa probleme. Shpresoj që më e bukura të jetë ajo e nesërmja (sotmja).

MADRID- "E patëm të vështirë të luanim dhe nuk u futëm në ndeshje. Atletiko ka karakteris­tika të njëjta me ne dhe nuk mund t'u shënosh lehtësisht. Sigurisht që kanë edhe pika të dobëta dhe duhet t'i godasim".

MORATA- "Shpresonim shumë që ai të mos largohej nga Juventusi dhe të mos shkonte tek Atletiko në janar. Pavarësish­t se çfarë do të ndodhë ne i duam të mirën dhe e vlerësojmë atë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania