Panorama Sport (Albania)

Interisti Simeone, kunj “Zonjës”

"Nuk ka favoritë në këtë ndeshje, Juventusi nuk është vetëm Kristiano Ronaldo"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Diego Simeone ësh të gati për "luftë". Trajneri i Atletikos së Madridit pret një ndeshje krejtësish­t tjetër nga ajo e luajtur në Spanjë dhe thotë se nuk ka favoritë pavarësish­t fitores 2-0. I pyetur për polemikat mes Interit dhe Juventusit për vitin 1998 kur ai ishte lojtar zikaltër, "Çolo" nuk donte të përgjigjej, por gjithsesi e lëshoi një kunj ndaj drejtuesve bardhezinj: Luajmë kundër një shoqërie shumë të fortë... Trajneri bardhekuq siguroi se Godin është gati dhe do të luajë si titullar.

PUSHIM- "Është e vërtetë që pushuam një ditë më pak se Juventusi, por këtë gjë duhet ta zgjidhin drejtuesit e Ligës spanjolle. Nuk kërkojmë alibi për ndeshjen. Në të ardhmen ky aspekt mund të përmirësoh­et".

STRATEGJIA- "Kur bëhet fjalë për një eliminator­e janë dy ndeshje. Kjo do të thotë se nuk mund të jenë të dyja njësoj. Historia e sfidave është e ndryshme nga njëra-tjetra. Secili kërkon që t'i përgatitë gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme për ekipin e tij".

MUNGESAT- "Të gjithë do të na mungojnë. Do të aktivizoj ata që e bëjnë skuadrën të ndihet më mirë.

Nuk kam ndërmend ta zbuloj se kush luan".

ELIMINIMI- "Nuk mund të flas për eliminim apo për dështim. Do të luajnë dy ekipe të forta. Njëri do të kalojë dhe tjetri do të eliminohet. Duhet të përfitojmë

nga hapësirat që do të kemi, pavarësish­t se e dimë që do të jenë të pakta".

MORATA - "Ai është shumë i rëndësishë­m si të gjithë sulmuesit e tjerë. Ofron alternativ­a për skuadrën, ndihmon me lojën dhe duhet të godasë rivalin. Ekipi që do të sulmojë shumë do të lërë hapësira. Morata mund të bëjë ndeshjen e tij më të mirë".

GODIN- "Është mirë. U stërvit me skuadrën dhe e mendoj në fushën e lojës. Për sa i përket Juves nuk mund të flasim vetëm për Ronaldon, sepse kanë lojtarë të tjerë shumë të fortë si Dibala, Bernardesk­i, Manxukiç, Duglas Kosta. Kushdo që do të luajë në sulm do të na hapë punë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Motivimi? Këto nuk i tregoj. Janë gjëra intime që ndodhin në brendësi të skuadrës dhe nuk tregohet se si unë flas dhe motivoj futbollist­ët e mi".

VITI 1998- "Historia me Interin është e së shkuarës, sepse çdo ndeshje ka historinë e saj. Duhet të luftojmë me qetësi dhe përulje, duke e ditur që luajmë kundër një shoqërie shumë të fortë. Do të jetë një ndeshje e bukur futbolli, pa asnjë dyshim".

ZIDAN- "Me gjithë respektin, nuk është dita e duhur për të folur për të".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania