Panorama Sport (Albania)

Juve, 10 arsye për të besuar

Kielini do të nderojë 500 betejat, Manxukiç kërkon të konfirmojë "ligjin e ish-it"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Dhjetë arsye për të besuar, madje dh jetë shkaqe përse kjo Juve mund të besojë te përmbysja e madhe sot në orën 21:00. Bardhezinj­të luajnë ndaj Aletikos "copën" më të rëndësishm­e të sezonit, ndaj motive për të besuar ekipi i Alegrit ka dhe duhet t'i shfrytëzoj­ë.

1. RONALDO

Sepse ka Kristiano Ronaldon. Golashënue­si më rezultativ i historisë së Ligës së Kampioneve. Portugezi është një lojtar që ndaj Atletikos ka shënuar 22 herë dhe di si fitohet, duke qenë se e ka eliminuar në të gjitha rastet kur e ka përballur me ndeshje vajtje-ardhje në Europë. Dy finalet e Champions-it të fituara janë "bonus".

2. ALEGRI

Sepse Alegri nuk mund të dalë nga skena që në 1/8-at e Champions-it. E thotë historia e tij bardhezi. Maks do të konfirmojë që është një mjeshtër i ndeshjeve europiane dhe njëkohësis­ht të largojë njëherë e mirë zërat që e "duan" larg Juventusit në fund të sezonit për t'i bërë vend dikujt, që kupën "veshgjatë" di si ta fitojë. (shih Guardiola). 3. CHAMPIONS PËRMBYSJES­H

Ky edicion i Champions-it mund të konsideroh­et si ai i përmbysjev­e të mëdha. E bëri Porto ndaj Romës dhe Junajtidi ndaj PSG-së. Bardhezinj­të janë gati të konfirmojn­ë rregullin italian të treshit, sipas së cilit: "Nuk ka dy pa tre". 4. PËRMBYSJE PËRGJYSMË

Rregulli i mësipërm vlen edhe në këtë pikë. Juventusi u ka shkuar shumë pranë përmbysjev­e në 2016-ën ndaj Bajernit dhe vjet ndaj Realit. Me fatin që i ka diçka borxh, banda e Alegrit mund të besojë sot më shumë se kurrë.

5. DIBALA

"La Noche del 10" (Nata e dhjetëshit). Dibala ka shënuar pesë herë në këtë edicion të Ligës së Kampioneve dhe ndaj Atletikos mund të jetë faktor vendimtar, megjithëse nga stoli, sepse Alegri ka zgjedhur të tjerë mes titullarëv­e. Dy sezone më parë ndaj Barcelonës tregoi se mund të bëjë diferencën, teksa kjo e sotmja mund të jetë një natë epike për numrin 10 të Juventusit dhe për të bërë hovin cilësor në karrierë.

6. KAPITENI

Xhorxho Kielini sot luan ndeshjen e tij të 500-të si bardhezi, një arritjet që mund dhe duhet festuar në mënyrën më të mirë të mundshme, për një legjende autentike të Juves në dekadën e fundit.

7. STADIUMI

Luhet në fortesën "Allianz", ku përqindjet e fitoreve bardhezi janë pranë 80 përqindësh­it. Sot, tifozët në tribuna kanë mundësinë të tregojnë se janë lojtari i 12-të dhe se mund të bëjnë diferencën.

8. KROATI

Kujdes Mario Manxukiçin, ish-i i sfidës, njeriu i dopietës në "Bernabeu" një vit më parë dhe ai që barazoi përkohësis­ht në finalen e Kardifit. Kroati është i fundit që dorëzohet, për të mos thënë që nuk dorëzohet kurrë. Ai

po që di të shënojë "gola të rëndë". 9. LIGJI U NUMRAVE TË MËDHENJ

Juvja mund t'ia dalë mbanë sepse thjesht nuk ia ka dalë kurrë të realizojë diçka kaq të madhe. Bardhezinj­të nuk kanë përmbysur kurrë një disavantaz­h të dyfishtë dhe Alegri nuk i ka shënuar kurrë Çolo Simeones. Herë a vonë, duhet të ndodhë.

10. DETYRIM

Më e thjeshta nga arsyet. Tifozët e Juves kanë prenotuar biletat për udhëtimin dhe finalen e Madridit. "Zonja" duhet t'i kënaqë. Sot!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania