Panorama Sport (Albania)

E bujshme, Reali rikthen Zidanin

Zizu pranon ta nisë atje ku e la në fillim të sezonit, firmos deri në vitin 2022

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Një rikthim i bujshëm. Në vetëm fare pak orë erdhi edhe konfirmimi zyrtar për t'u dhënë fund dyshimeve. Zinedin Zidan rikthehet zyrtarisht në stolin e Realit të Madridit dhe bëhet trajneri i tretë i sezonit në "Santiago Bernabeu" pas Hulen Lopetegit, i shkarkuar më 29 tetor dhe Santiago Solarit, që pati të njëjtin fat ditën e djeshme. "Bordi drejtues, thuhej në komunikatë­n zyrtare të klubit, - vendosi që të prishë kontratën me Santiago Solarin, të cilit i ka kërkuar që të qëndrojë në klub. Reali çmon punën e kryer nga Solari dhe besnikërin­ë e tij ndaj klubit. Bordi drejtues emëron Zinedin Zidanin trajnerin e ri, kontratë që hyn në fuqi menjëherë këtë sezon dhe tri sezone të tjera. Kontrata do të skadojë në qershor 2022", për t'i lënë më pas radhën prezantimi­t të trajnerit mbrëmë në orën 20:00.

EKSKLUZIVE

Lajmin e papritur e dha drejtori i programit televiziv "Chiringuit­o di Jugones", Josep Pedrerol, gazetar shumë pranë presidenti­t Florentino Perez. Lajmi mori dhenë gjatë mëngjesit të së hënës në kanalin "La Sexta" dhe nga atje u përhap me shpejtësi në të gjithë shtypin spanjoll dhe botëror, që konfirmoni­n njëri pas tjetrit përmes një serie telefonata­sh dhe merrnin të gjithë të njëjtën përgjigje: lajmi është shumë i vërtetë. Dhe gjatë pasdites erdhi edhe zyrtarizim­i i rokadës së papritur.

KËRKIM I DËSHPËRUAR

Mbrëmjen e së dielës, pas fitores së vuajtur në Vajadolidi­t, Emilio Butragenjo, shkoi për të dhënë një intervistë në televizion dhe nuk e konfirmoi vazhdimësi­në e Solarit, duke e mbrojtur vetëm me një "profesioni­st i shkëlqyer", por pa e konfirmuar. Dihej që Solari i kishte ditët e numëruara dhe do të qëndronte në timonin e skuadrës derisa Perez të gjente një zëvendësue­s të denjë për këtë detyrë, diçka më pak e lehtë sesa ishte parashikua­r. Asnjë kandidat në valle dhe në tavolinë ishin vetëm emrat e Zinedin Zidanit dhe Zhoze Murinjos. I pari dukej se kishte thënë "jo" sipas shumë burimeve të shtypit spanjoll, duke nisur nga "El Pais" në numrin e saj të djeshëm që këmbëngult­e për këtë gjë, ndërsa për të dytin, shtoheshin gjithnjë e më shumë dyshimet për shkak të karakterit, ambientit që nuk është se e ka fort për zemër, tifozëve kundër, dështimeve të fundit dhe raportin e keq me lojtarë të veçantë në dhomën e zhveshjes, duke nisur nga kapiteni Serxho Ramos. Ishte e pashmangsh­me

rikthimi me këmbëngulj­e te emri i francezit.

LAMTUMIRË E PAPRITUR

Florentino u lodh pak, por në fund arriti që ta bindë. Francezi hoqi dorë nga "Casa Blanca" në mënyrë surprizë më 31 majin e shkuar, vetëm pesë ditë pasi kishte ngritur Champions-in e tretë radhazi. Tha se Reali kishte nevojë për një ndryshim të madh dhe nuk e shikonte veten të aftë për të vazhduar që të fitonte. Dhe po në mënyrë të papritur edhe rikthehet. Me sa duket, 284 ditët e pushimit ia kanë ndryshuar mendjen.

 ??  ?? Zidan gjatë prezantimi­t me gruan e tij Veronik dhe bordin e Realit të Madridit
Zidan gjatë prezantimi­t me gruan e tij Veronik dhe bordin e Realit të Madridit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania