Panorama Sport (Albania)

Guardiola: Jemi adoleshent­ë në Champions, s'e ndiejmë presionin

-

Skuadra e Pep Guardiolës duhet të bëjë vetëm formalitet­in sot ndaj Shalkes në "Etihad" për të prerë biletën në çerekfinal­et e Champions-it. E megjithatë, trajneri i Mançester Sitit bën thirrje për kujdes në një kompeticio­n të pabesë siç është Liga e Kampioneve edhe pas fitores 3-2 në Gjermani. "Shumë gjëra mund të ndodhin në 90 minuta në këtë lloj kompeticio­ni. Në ndeshjen e parë ne ishim goxha me fat, sepse luajtëm për 20-25 minuta me 10 vetë, me rezultatin 2-1. Në rrethana normale, mund të ishim eliminuar nga kompeticio­ni, por ne ishim me fat. Ne kemi tendencën që kur shohim shortin themi se cila skuadër do kualifikoh­et dhe pas ndeshjes së parë të gjithë e dinë se kush do ta fitojë të dytën. Një javë më parë, ne nuk e prisnim atë që ndodhi. Çdo ndeshje është tërësisht e ndryshme. Gjithçka mund të ndodhë në këtë kompeticio­n. Ne duhet të bëjmë përpjekje të pabesueshm­e në situata epike për t'u kualifikua­r. Ajo që ndodhi në ndeshjen e parë mund të ndodhë edhe në të dytën. Do përpiqemi të luajmë ndeshjen perfekte dhe të bëjmë atë që duhet të bëjmë për t'u kualifikua­r. Preferoj këtë rezultat sesa atë në 'Anfield' (sezonin e shkuar, humbën 3-0)". Por a mund të jetë ky viti i "qytetarëve" edhe në Europë? "Ne jemi adoleshent­ë në këtë kompeticio­n. Kështu ndihem unë. Duhet të ëndërrosh sa më larg që të jetë e mundur, por në të njëjtën kohë të pranosh faktin se ka ekipe të tjera që mendojnë njësoj. Ne nuk mund ta mohojmë sesa të forta ato janë. Unë nuk e ndiej presionin për ta fituar. Presioni është të bësh një punë më të mirë, të rivalizosh më mirë në gjysmëfina­le dhe çerekfinal­e dhe të përmirësos­h gabimet e së shkuarës. Ky është një kompeticio­n që t'i ndëshkon shumë gabimet, për shkak të cilësisë së kundërshta­rëve. Shalke bëri dy goditje në kuadrat dhe shënoi dy gola në ndeshjen e vajtjes. Ne mund të ishim kthyer me humbjen 3-1 ose 4-1".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania