Panorama Sport (Albania)

Levandovsk­i alarmon Bajernin

Lodhje muskulore, bomberi në dyshim për sfidën më të rëndësishm­e të sezonit

-

Sulmuesi kryesor dhe i vetëm i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovsk­i, nuk është stërvitur me skuadrën ditën e djeshme. Polaku është parë i vetëm në palestrën e klubit duke bërë ushtrime force, teksa i gjithë ekipi ka qenë në fushë. Edhe pse drejtuesit e skuadrës më të titulluar në Gjermani nuk kanë dhënë asnjë vendim, Leva mësohet të ketë një lodhje muskulore dhe ka preferuar të mos marrë ngarkesë. Numri 9 shënoi dy gola në sfidën ndaj Volfsburgu­t duke siguruar tri pikët në fitoren 6-0 ndaj "ujqërve". Në fakt do të ishte një mungesë e rëndësishm­e ajo e sulmuesit në prag të supersfidë­s ndaj Liverpulit në Champions. Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 0-0 dhe Bajerni kërkon të mbyllë nesër llogaritë e kualifikim­it me të kuqtë. Leva pritet në stërvitjen e sotme me skuadrën, duke mbyllur çdo dyshim për prezencën e tij. Tifozët e shumtë bavarezë që do të jenë të pranishëm në "Allianz Arena" kanë ezauruar të gjithë biletat në dispozicio­n. Atmosfera pritet të jetë e nxehtë në Mynih. Pas fitores së thellë me Volfsburgu­n në fundjavë, optimizmi është rritur ndjeshëm në ekip. Bavarezët kanë marrë kryesimin e

kampionati­t së bashku me Borusian që ka një golavarazh më të dobët në krahasim me kampionët. Gjithsesi, në Mynih janë të bindur që ndeshja më e rëndësishm­e e sezonit luhet nesër. Liverpuli është cilësuar një provë force jo vetëm për lojtarët, por edhe për trajnerin

Niko Kovaç, i cili do të kërkojë ashtu si në ndeshjen e parë, të surprizojë skuadrën e trajnerit gjerman, Jurgen Klop, i cili i druhet jo pak skuadrës së Mynihut. Kujtojmë se Klop është mundur më parë nga Bajerni në finalen e Champions-it në sezonin 20122013 në "Uemblei".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania