Panorama Sport (Albania)

Hames: Bajerni kualifikoh­et prej tifozëve

Kolumbiani është optimist për kalimin në çerekfinal­e

- 0-0 në Liverpul ishte një Kush është sipas jush lojtari

Në ndeshjen e nesërme ndaj Liverpulit, për Bajernin do të jetë e rëndësishm­e të gjejë balancat midis sulmit dhe mbrojtjes. Kjo detyrë pritet t'i besohet mesfushori­t kolumbian Hamës Rodrigez. Për "FcBayern.com" ai tregoi se cili do të jetë çelësi i suksesit në përballjen e së mërkurës në "Allianz Arena".

Në ndeshjen e parë ju u treguat kompaktë në mbrojtje dhe të shpejtë në sulm, a do të jetë e njëjta gjë nesër?

Duam të luajmë një ndeshje perfekte përballë publikut tonë për të kaluar në fazën tjetër. Liverpuli ka lojtarë të shpejtë, të cilët ndihen rehat kur kanë hapësira në fushë. Ndaj, duhet të jemi shumë të përqendrua­r dhe të motivuar për të bërë një ndeshje të madhe.

rezultat i mirë apo i keq?

Është më shumë një rezultat i rrezikshëm. Duhet të bëjmë shumë kujdes. Kundërsulm­et e tyre janë shumë të rrezikshme. Por, ne i kemi të gjitha shanset për t'u kualifikua­r për më tej.

Ju nuk keni humbur asnjë nga tri përballjet me Liverpulin në karrierën tuaj. Jeni optimist për të mërkurën?

Jam gjithmonë optimist dhe dua gjithmonë të fitoj. Ky mentalitet ka qenë përherë në mendjen time. Unë dua të luaj gjithmonë në Champions dhe këtu rëndësi ka vetëm fitorja. Është një kompeticio­n elektrizue­s ashtu si atmosfera në "Allianz Arena". Kjo është ajo çfarë duan të gjithë në skuadër.

Atmosfera në "Anfield" ishte e magjishme, prisni të njëjtën gjë në Mynih?

Jam i bindur se tifozët tanë do të mbështesin skuadrën nga fillimi deri në fund. Ata kanë qenë dhe janë një faktor kryesor në ndeshjet në shtëpi. Besoj se me atë do t'ia dalim të luajmë përpara. Do të japim gjithçka.

për t'u pasur frikë te Liverpuli?

Ata janë të gjithë lojtarë me kualitet. Nuk mund të përmendësh vetëm një. Të gjithë janë futbollist­ë të mirë, ndaj duhet të luajmë si skuadër për t'i ndalur dhe nëse duam të kualifikoh­emi. Klop ka ndërtuar një skuadër të fortë. Në Angli ata po bëjnë një kampionat shumë të mirë. Por, edhe ne nuk po bëjmë keq.

Çfarë atmosfere ka prodhuar fitorja me Volfsburgu­n?

Morali është shumë i lartë. Më në fund, pas gjithë këtyre javëve arritëm të renditemi në vendin e parë dhe kjo për meritë të të gjithëve. Të gjithë besonim se mund t'ia dilnim, ashtu si dhe ndaj Liverpulit. Pra, mentalitet­i është ai i duhuri. Kemi treguar vazhdimësi dhe ndeshjet e vështira na motivojnë më shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania