Panorama Sport (Albania)

Krakovë-Milano, Piontek “gjahtari” i derbit

Polaku fiks një vit më parë bënte namin në vendlindje

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Më 18 mars të vitit të kaluar, Kristof Piontek po luante një derbi mes Krakovës dhe Novi Sonçit, përpara 1783 spektatorë­ve. Minuta e 39-të dhe Kristof Piontek asokohe i panjohur për futbollin europian, po ngjirej në mesin e zonës së rreptësisë duke kërkuar një pasim nga shoku i skuadrës, Mihal Shiplak. Harkimi vjen i përpiktë dhe bomberi me numrin 99 mbi shpinë shmang me trup dy mbrojtës përpara se të shkarkonte të djathtën në rrjetë. 364 ditë më pas, ai do ta gjejë veten në "San Siro", përpara 80 mijë tifozëve, por duke luajtur derbin e Milanos. Fanella vijon me vija vertikale, të kuqet kanë mbetur, teksa e bardha e Krakovës është bërë e zezë.

Sulmuesi i parë - Impakti i Kristof Piontekut te Milani ka qenë i jashtëzako­nshëm. Tetë gola në 9 ndeshje, po aq sa iu deshën Higuainit për të shënuar të njëjtën sasi. Polaku nuk është vetëm një sulmues cilësor, por edhe një atlet fantastik. Në klasifikim­in e 100 lojtarëve që vrapojnë më shumë, ai është në vendin e 74-t me 10.492 kilometra të përshkuar mesatarish­t në çdo ndeshje. Në këtë listë ka vetëm dy sulmues të tjerë, që janë Pavoleti i Kaljarit dhe Ingleze i Parmës. Për të gjetur sulmues që vrapojnë mbi 10 kilometra duhet zbritur nën vendin e 200-të, (Kualjarela i 214ti, Ronaldo i 219-ti dhe Zapata i 265-ti. Cilësitë atletike të Piontek ranë në sy edhe ndaj Kievos ku ai kishte përshkuar 11,33 kilometra, duke lënë pas të gjithë shokët e skuadrës me përjashtim të Bilias dhe Kesit, por që janë motori i Milanit.

Kupë dhe Serie A - me 19 realizime, Kristof Piontek është në vendin e dytë të Serisë A për sa u përket golashënue­sve. Megjithëse ka shënuar po aq sa Ronaldo, polaku ndodhet mbi CR7 për shkak të raportit gola për minuta. Lufta parashikoh­et e ashpër, duke parë cilësinë e rivalëve, por edhe numrin e ndeshjeve të mbetura. Në Itali, numri 19 kuqezi duelon edhe me Diego Armando Maradonën dhe Bepe Sinjorin për të hyrë në grupin e lojtarëve që kanë mbyllur një sezon si kryegolash­ënues në Serinë A dhe Kupën e Italisë. Në 1988-ën, argjentina­si me fanellën e Napolit shënonte 15 gola në kampionat dhe 8 në Kupën e Italisë. Në sezonin 1992-93, Sinjori me fanellën e Lacios shënonte 26 herë në kampionat dhe 6 herë në Kupën e Italisë. Me tetë realizime në Kupë, Piontek ka kapur Diegon dhe parakaluar Bepen, por sfida e vërtetë është Seria A. 23-vjeçarit do t'i mjaftonte një gol në gjysmëfina­len e Kupës për të kaluar Maradonën, e më pas do t'i mbetej vetëm Sinjori, që në sezonin e sipërpërme­ndur realizoi 26 gola në Serinë A. Duke dalë jashtë Italisë, rivali për "Këpucën e Artë" mban emrin e Leo Mesit. 34 gola për "Pleshtin" kundrejt 27 sezonalë të numrit 19 kuqezi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania