Panorama Sport (Albania)

Alarm, Interi ka vetëm 11 lojtarë

Zgjidhje mund të jetë skema 3-4-3 si me Spalin, Shkrinjar ndoshta mesfushor

- Përgatiti: LEDIO NASE

Duket si një grup në "Whatsapp" për orga nizimin e një ndeshjeje mes miqsh. Sa jemi për të enjten? Unë jo, nuk jam ftuar (në këtë rast, jashtë liste). Unë nuk mundem, ndihem keq (i dëmtuar). Dhe kështu do mbeten vetëm njëmbëdhje­të, përveç portierëve. Nga të cilët një pjesë janë në kushte fizike jo perfekte. Një situatë që nuk lejon hapësira të gjera manovre, por ndoshta do konsideroh­et si një stimul më shumë për të kaluar në çerekfinal­e, duke mposhtur Ajntrahtin e Frankfurti­t dhe fatin e keq. Janë kushtet e punës së Luçiano Spaletit në prag të kthimit të 1/8-ave në Ligën e Europës, e programuar në "San Siro" të enjten në 21:00. Me vetëm një rezervë nga skuadra e parë dhe lista B, përfshi talentet e U-19, që do zbrazet për të mbushur së paku stolin.

SITUATA - Nga sfida e së dielës e fituar 2-0 kundër Spalit pozitiv ishte vetëm rezultati, që lejon frymëmarrj­e për sa i përket klasifikim­it pasi u mbajt hapi me Milanin përpara derbit. Notat negative ishin dëmtimet e Brozoviçit dhe Mirandës, të padisponue­shëm për të enjten. Braziliani ka pësuar një frakturë të hundës pas dyluftimit në minutën e 6-të me Petanjën. Qëndroi në fushë deri në fund të pjesës së parë, më pas u dorëzua dhe u shoqërua në klinikë: do operohet, për përballjen me gjermanët e pamundur të rikthehet, ka shanse për ta parë në derbi, ndoshta me ndihmën e maskës mbrojtëse. Akoma më i ndërlikuar diskutimi për Brozoviçin: kroati u bllokua për shkak të një problemi muskulor dhe do u nënshtrohe­t disa testeve këto ditë për të kuptuar gjendjen. Përshtypje­t e para janë negative, kontrollet do kryhen me shumë mundësi sot: përjashtoh­et mundësia për ta parë në Europë, por edhe në rast përgjigjej­e pozitive, të pakta janë shanset për ta parë të dielën.

ZGJIDHJE - Problemeve u shtohen Naingolani, Lautaro dhe Azamoah: belgu dje punoi për herë të parë me grupin pas dëmtimit të një jave më parë në stërvitje, ndërsa argjentina­si dhe ganezi janë të padisponue­shëm për numër kartonësh. Spaleti, pas Spalit, u shpreh: "Do gjejmë zgjidhjet, mund të provojmë mbrojtjen me tre: dikush mund të dalë edhe jashtë roli". Mendja shkon menjëherë te Shkrinjar, i cili me Sllovakinë ka bërë në më shumë se një rast mesfushori­n, repart ku të gatshëm janë vetëm Borha Valero dhe Vesino. Alternativ­a është konfirmimi i modulit të pjesës së dytë të së dielës: 3-4-3. Hallet më të mëdha janë në sulm: Keita do "sakrifikoh­et" duke luajtur me dhimbje, i mbështetur nga Politano, Perisiç dhe Kandreva. Do nevojitej Ikardi, në momentin më të vështirë të skuadrës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania