Panorama Sport (Albania)

Vanda: Ikardi do të qëndrojë, po punoj që të vendoset paqja

Bashkëshor­tja: Ja pse nuk ishim në stadium

-

Herën e fundit Mauro Ikardi është prononcuar, pavarësish­t se jo në mënyrë verbale, përmes një letre të publikuar në profilin e tij social. Tashmë "zëri" i argjentina­sit është bashkëshor­tja-menaxhere, Vanda Nara, e cila shpesh përdor rrjetet sociale, por preferon edhe programin "Tiki Taka". Në orët e para të ditës së djeshme ka zbuluar azhurnime të reja rreth situatës mes sulmuesit dhe klubit: "Mauro dëshiron të qëndrojë tek Interi, unë në krahun tjetër po punoj që të ndihet mirë, për të bërë paqe me klubin. Kemi zgjedhur edhe një avokat interist...". PROBLEMI NË GJU, JO SHPIKJE A do jetë i gatshëm për derbin? "Problemin në gju nuk e ka shpikur, po kurohet 24 orë në 24. I jep prioritet shëndetit, sepse ndoshta momentalis­ht nuk ndihet i rëndësishë­m për skuadrën. A kemi kërkuar riaftësimi­n e tij publik? Nuk është e vërtetë. Ndoshta kur ai vetë do vendosë të flasë, do kuptohen shumë gjëra". Vanda ka vijuar: "Kundër Spalit qëndruam në shtëpi me fëmijët, jo sepse kishim frikë për vërshëllim­at, por ramë dakord në zgjedhje së bashku me klubin. Për tani po flas më shumë me Marotën se me Mauron (qesh), për të evituar keqkuptime në një moment kaq delikat. Me Spalin duhet të fitonim dhe fituam, jam e lumtur". MAURO E DO INTERIN Lidhur me takimin e disa ditëve më parë me drejtuesit, Vanda shtoi: "Preferoj të mos flas gjatë meqenëse për ne interistët kjo javë do jetë e vështirë, ndaj fjalët e mia mund të interpreto­hen keq. Them vetëm se ishte një mbledhje pozitive, ndodh gjithmonë në momentet kur palët bisedojnë me qetësi. Ikardi dëshiron të vazhdojë karrierën tek Interi, shpresojmë që çështja të zgjidhet sa më shpejt".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania