Panorama Sport (Albania)

Arben Fagu: Partizani i lënë në harresë nga bashkia

"Klubin e kanë afruar për ta nxjerrë në ankand"

- ARTIN LLESHAJ

Partizani në basket boll për meshkuj nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2019, ku rezultatet ndryshe nga faza e parë kanë lënë për të dëshiruar. Përveç aspektit sportiv, skuadra kryeqyteta­se nga janari i këtij viti kaloi zyrtarisht nga administri­mi i Ministrisë së Sportit në atë të Bashkisë Tiranë, e megjithatë situata me sa duket nuk ka asnjë përmirësim ku kjo skuadër vijon të jetë në harresë nga institucio­ni vendor. Për këtë situatë, është trajneri i të kuqve, Arben Fagu, ai që hedh dritë, ku fillimisht analizon ecurinë e ekipit e më pas i bën apel bashkisë të kthejë sytë nga ky klub legjendar. Si do ta shpjegonit ecurinë e skuadrës suaj në këtë pjesë të dytë të sezonit? Çfarë nuk po funksionin?

Kjo fazë për ne deri tani ka qenë shumë e keqe. Fillimi i vitit ku humbëm në gjysmëfina­le të Kupës e më pas u mundëm sërish me Teutën, krijoi ato problemati­ka që siç duket patën një ndikim negativ edhe në aspektin psikologji­k te skuadra. Shpresojmë që kur të arrijmë të fitojmë, të ndikojë pozitivish­t edhe në anën psikologji­ke. Së fundmi, klubi Partizani po i bën apel tifozërisë për mbështetje. Sa e rëndësishm­e është për skuadrën mbështetja e publikut në këtë periudhë?

Për ta rikthyer emrin e Partizanit, duhet që edhe ne vetë të jemi pretendent­ë për titull që të arrijmë të tërheqim pub- likun. Megjithatë, mendoj se ka shumë arsye përse tifozëria nuk është e pranishme. E para, largimi i publikut nga sallat këto vitet e fundit ka të bëjë me nivelin e ulët. Një problem tjetër është infrastruk­tura, ku ambientet dhe sallat sportive janë shumë të ftohta dhe jashtë të gjitha rregullave, si për zhvillimin e ndeshjes ashtu edhe për kushtet e qëndrimit të spektatorë­ve. Dhe e treta, kemi mbetur shumë mbrapa në zhvillimin e aktivitete­ve, pasi njerëzit kanë nevojë që në ambientet ku shkojnë të gjejnë kulturë, art apo spektakël ku krahas kënaqësisë që jep basketboll­i duhet të shoqërohet edhe me organizimi­n e këtyre aktivitete­ve kulturore. Ndërsa për sa i përket Partizanit, mendoj që tifozët janë të prirë më tepër drejt futbollit dhe uroj që skuadra e futbollit të shpallet kampion këtë vit që mund të ngrohë edhe spektatorë­t tanë për t'u rikthyer dhe për të menduar që ka edhe basketboll.

Këtë vit Partizani kaloi zyrtarisht nga administri­mi i Ministrisë së Sportit nën vartësinë e Bashkisë Tiranë. Çfarë ka ndryshuar nga kjo lëvizje?

Për sa i përket ekipit të basketboll­it, nuk kemi ndonjë lloj mbështetje nga bashkia apo nga ministria dhe ndihem vërtet keq, pasi këtu nuk po flasim vetëm për Partizanin, por për të gjithë sportin. Nuk arrij ta kuptoj që edhe në sport kemi trajtime të tipit "disa të nënës dhe disa të njerkës". Ju e dini shumë mirë që Klubi Partizani nuk ekziston më, as si ndërtesë apo që të ketë një qendër të veten, sepse me të drejtë apo pa të drejtë klubi u shkatërrua. Shenjat kanë filluar të shfaqen dhe nuk arrij ta kuptoj arsyen se përse bashkia sillet në këtë mënyrë, ku Partizanin e mban larg. Sipas zërave që qarkullojn­ë në bashki, thonë që Partizanin e kemi afruar thjesht për ta nxjerrë në shitje dhe jo për ta mbështetur, ku është diçka shumë e rëndë. Shefi i klubit ka parashtrua­r kërkesat dhe projektet për fondet që i nevojiten. Këtu flasim për fonde minimale që kanë skuadrat e basketboll­it, volejbolli­t apo sporteve të tjera për t'u ringritur, por mungon disponimi për mbështetje dhe thjesht presin që të na kalojnë në privatizim.

Drejtor i Klubit Partizani është një ikonë bardheblu si Shkëlqim Muça. A përbën problem për ju të drejtoheni nga një "rival"? Unë për veten time do të kisha dëshirë të drejtoja çdo ekip, natyrisht që do të më pëlqente më tepër Partizani, jam i lidhur me këtë skuadër. Nuk përbën ndonjë problem nëse je i Tiranës apo i Partizanit dhe nuk mendoj që duhet t'i ndajmë njerëzit me këto dallime. Sigurisht, në qoftë se Muça nuk e realizon detyrën dhe punën e tij siç duhet, atëherë është problem.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania