Panorama Sport (Albania)

Zidan, në stolin e Realit: Ja pse u ktheva

-

Pas konfirmimi­t edhe zyrtarizim­i përballë legjendave të klubit dhe ish-shokëve të skuadrës, përfshirë Raulin dhe Roberto Karlosin. Ndërsa Zizusë iu bashkua edhe bordi i klubit dhe gruaja e tij Veronik. Cilat janë përshtypje­t e para për rikthimin? Jam shumë i lumtur që rikthehem në shtëpi. Nuk ka asgjë për të thënë. Dua të punoj për ta dërguar klubin atje ku meriton të jetë. Çfarë ka ndryshuar nga momenti që dhatë dorëheqjen? U largova nga klubi, sepse kisha nevojë. Skuadrës i duhej largimi im pasi fitoi gjithçka. Përse u rikthyet? U riktheva, sepse presidenti më telefonoi dhe duke qenë se unë e dua shumë atë dhe klubin, jam këtu. Pas 8 muajsh, dua të stërvis sërish. E mora këtë vendim për të mirën e të gjithëve. Duhet të bënim një ndryshim. Çfarë do të ndryshoni në skuadër? Është një sfidë e madhe, jo sepse është hera e dytë, por edhe për atë gjithashtu. Unë nuk mendoj për të shkuarën. Nëse do ta bëja, nuk do isha rikthyer. Unë dua të drejtoj sërish. Nuk mendoj për blerjet, mendoj vetëm se është një ditë e rëndësishm­e dhe jam i lumtur që u riktheva. Po mendoj vetëm për 11 ndeshjet e mbetura. Do ketë kohë për të parë pjesën tjetër me njerëzit përgjegjës. Është e natyrshme që do bëjmë planet për sezonin e ardhshëm. Plane që do të bëhen pa Ronaldon? Nuk është kjo tema e diskutimit. Ajo është se kanë mbetur edhe 11 ndeshje. Ju e dini çfarë është Kristiano, është historia e këtij klubi, të cilën askush nuk do ta ndryshojë. Ai ishte më i miri, por nuk është kjo çështja. Patët oferta të tjera gjatë kësaj kohe? Pata disa oferta, por nuk doja të shkoja në klube të tjera. Ne duam ta mbyllim sezonin dhe të përgatitem­i mirë për të ardhshmin. U menduat shumë për të pranuar ofertën? Presidenti më telefonoi dhe unë nuk mund t'i thosha jo atij, pas asaj që ka ndodhur. Ai e di se çfarë ndodh me lojtarët, trajnerët, çfarë ndodh brenda kur humbasim formën dhe këtë vit kjo na ndodhi. Këtë vit kanë ndryshuar shumë gjëra, Isko, Marselo dhe Bejl nuk janë më në pozitat që ju i latë. Si do t'i zgjidhni? Unë nuk do të përfshihem me atë që ka ndodhur me njërin apo tjetrin. Unë dua të kthehem të punoj sa më shpejt me ta dhe t'i bëjmë mirë gjërat të shtunën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania