Panorama Sport (Albania)

10 arsye pse Juvja mund t’ia dalë, Alegri: Është ndeshja ndeshja e e Ronaldos

"Mos prisni 4 sulmues që në fillim, do jetë spektakola­re"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Masimilian­o Alegri karikon Juven tusin dhe në veçanti Kristiano Ronaldon përpara sfidës me Atletikon e Madridit. Bardhezinj­të duhet të përmbysin humbjen 2-0 në duelin e parë dhe trajneri i "Zonjës" beson se skuadra i ka të gjitha mundësitë. Ai thotë se duhet bërë një ndeshje inteligjen­te, ku në momente të caktuara duhet luajtur me vrull dhe herë të tjera të ketë frymëmarrj­e. Tekniku bardhezi nuk jep asnjë informacio­n për futbollist­ët që do të zbresë në fushën e lojës, edhe pse lë të kuptohet se nuk do të guxojë që në fillim. Ai bën me dije se nuk do të jenë 4 sulmues që nga starti, sepse do t'i duhet ndonjëri për në stol.

Është më e vështirë të përmbysësh këtë rezultat apo atë të Realit vjet?

Duhet të jemi të zotët për të kuptuar momentet e ndeshjes.

Ndryshon diçka me mungesën e Duglas Kostës?

Po. Ndryshon fakti që në stol do të jetë Nikolusi. Do të ishte një sforco e madhe që ai të grumbulloh­ej dhe në stërvitje ndieu shqetësime. Më mirë që u dëmtua në stërvitje sesa gjatë ndeshjes.

A do të luajë Dibala?

Nuk e kam bërë akoma formacioni­n. Do të jenë shumë të rëndësishm­e goditjet standarde në këtë ndeshje.

Çfarë mendoni për Simeonen? Ka përgatitur diçka speciale?

Për Simeonen flasin rezultatet. Në vitet e fundit ka fituar 3 Europa Ligë dhe ka humbur 2 finale Champions-i. Është një duel i bukur dhe do të jemi në lartësinë e duhur.

Si është situata në skuadër përpara kësaj ndeshjeje?

Jemi mirë, edhe pse Duglas Kosta u dëmtua. Duhet të jemi të zgjuar për të bërë ndeshjen. Ka momente ku duhet të jemi me 100 në orë dhe të tjera ku duhet të marrim frymë.

Mund të luash me 4 sulmues që nga fillimi?

Është e vështirëm, sepse dua të kem edhe ndonjë zëvendësim në pankinë. Kush do të zbresë në fushë e di mirë çfarë duhet të bëjë.

Çfarë i sjell ekipit prezenca e Kristiano Ronaldos?

Është një lojtar me shumë

gola në Champions dhe ta kesh në ekip është avantazh i madh. Do të jetë një mbrëmje madhështor­e dhe duam ta përmbysim. Mund të jetë ndeshja e Ronaldos.

Çfarë do të thotë nëse kualifikoh­eni?

Do të na japë shtysë për të ardhmen, por nuk do të thotë asgjë tjetër.

Sa e rëndësishm­e është që skuadra të luajë në stilin tuaj?

Në pjesën e parë të ndeshjes së parë luajtëm mirë. Pastaj u relaksuam më shumë sesa duhet dhe pësuam 2 gola. Duhet të luajmë me karakteris­tikat tona dhe të mbështetem­i nga tifozët.

Çfarë Atletiko pret dhe çfarë Juventusi do të jetë?

Duhet të bëjmë një ndeshje

inteligjen­te, sepse Atletiko do të vijë për të shënuar një gol dhe për të mbyllur ndeshjen. Duhet të kemi teknikën e duhur dhe të jemi të përqendrua­r deri në minutën e 95-të.

A është mbrojtja me 3 lojtarë një opsion i mirë?

Të gjithë duhet të japim më shumë kundër Atletikos. Nëse dalim në fushë pa pengje mund ta përmbysim. Edhe në Madrid luajtëm me 3 mbrojtës, por pak ndryshon kjo.

Zidan u zyrtarizua te Reali. Ndikon kjo në të ardhmen tuaj?

Nuk jam këtu për të folur për të ardhmen time, pasi kam një ndeshje të rëndësishm­e dhe shumë vendimtare përpara. Nuk është koha e duhur.

 ??  ?? "Interisti" "Interisti" Simeone: Simeone: Atletiko do vuajë, por ia dalim
"Interisti" "Interisti" Simeone: Simeone: Atletiko do vuajë, por ia dalim
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania