Panorama Sport (Albania)

Halili: Borxhet një tmerr, nuk licencohem­i për Europën

"Financojmë gjithë sezonin, por rrezikojmë licencimin"

-

Futbolli shqiptar ka probleme të mpreh ta që kanë të bëjnë me financat. Specifikis­ht, ishte presidenti i Tiranës, Refik Halili, që i adresoi në tryezën e djeshme ku ishin përfaqësue­s të kabinetit qeveritar dhe anëtarë të FSHF-së. Në fjalën e tij, Halili ngre shqetësime­t që kanë të bëjnë me borxhet e klubeve, marrëveshj­et kontraktua­le që nënshkruaj­në klubet me futbollist­ët dhe disnivelet që pranon institucio­ni i futbollit dhe mbi të gjitha me licencimet. SITUATA

Halili shpreh besimin se gjithçka është ngritur si shqetësim nga klubet me një vullnet të mirë mund të marrë zgjidhje për ta përmirësua­r futbollin. "Unë shpresoj se më keq sesa kemi qenë nuk do të bëhemi. Jam i bindur dhe shpresoj se të gjitha premtimet që u thanë, të zgjidhen. Gjithashtu, jam i bindur që me anë të komisionev­e dhe me ato që ne do të themi, gjithçka do të gjejë zgjidhje", ishte hyrja e diskutimit nga Zoti Halili. BORXHET

Tirana është një nga klubet, e cila nën administri­min e bashkisë në vitet e shkuara ka krijuar një borxh të madh financiar, për të cilën Halili e paraqiti situatën e klubit duke zbuluar faturat që u janë shtuar arkave të klubit si detyrime. "Do të thosha diçka zoti kryeminist­ër, nga eksperienc­a që kam unë në futboll. Në fakt, edhe ju keni qenë drejtues i klubit të Tiranës. Në momentin që klubi shkoi drejt privatizim­it në bazë të kërkesave të UEFA-s në vitin 2011, ne donatorët dhe unë kur isha në fund, e kemi dorëzuar klubin me 48 mijë euro borxhe. Gjatë periudhës, në të cilën u privatizua dhe për fat të keq pati një menaxhim shumë të keq, klubi shkoi deri në 2.4 miliardë lekë borxhe deri në fund të vitit 2014. Do të thosha që shikoj se në momentin e privatizim­it, dua t'ua them këtë në lidhje me privatizim­et që mund të vijnë në të ardhmen, në këtë periudhë pashë që shumë vetë iu drejtuan klubit duke nisur shumë gjyqe. Vinin shkresa pa fund, vazhdojnë akoma, por besoj se nuk do të ketë më. Dhe bëhet fjalë për gjyqe që duhet t'i kishin bërë në periudhën e bashkisë, 2011-2014", shtoi ish-donatori dhe aktualisht presidenti i Tiranës.

APELI

Sipas Halilit, bashkitë duhet të tregojnë kujdes sa u përket kontratave që nënshkruaj­në në periudhat kur administro­jnë klubet. "Në momentin kur drejtohet në këtë mënyrë, bëhet fjalë për një pronë të të gjithëve dhe të askujt. Edhe bashkitë që nuk i kanë privatizua­r akoma klubet, duhet të jenë shumë të kujdesshëm për sa u përket marrëveshj­eve dhe kontratave që hartojnë me futbollist­ët", vijoi numri një i klubit të Tiranës. KONTRATAT

Një tjetër shqetësim thelbësor i futbollit shqiptar në këtë periudhë është çështja e kontratave që depozitohe­n në federatë. Sipas zotit Halili, ka disa lloje standardes­h: "Për mua ka diçka tjetër, që gara nuk fillon e pastër. Pse? Sepse ka klube dhe presidentë klubesh, mes të cilëve po fus edhe unë veten time bashkë me shokët, që e bëjnë 220 mijë lekë kontratën dhe dikush tjetër që e bën 2 apo 3 milionë (lekë të vjetër). Ndaj, kjo nuk është garë e pastër. Unë shpresoj se më të gjitha çfarë u tha, me ndryshimet që në masën 100%, futbolli do të marrë rrugën e duhur", u shpreh Halili. LICENCIMET

Në vijim të fjalës së tij, presidenti i bardhebluv­e ngriti shqetësimi­n duke bërë një kërkesë që të gjendet një zgjidhje për detyrimet e prapambetu­ra në lidhje me Tatimet. "Kam një kërkesë. Nga eksperienc­a që kam në lidhje me privatizim­in e ndërmarrje­ve shtetërore dhe klubet sot janë ndërmarrje shtetërore, do të thosha se ato gjyqe që janë bërë para vitin 2010, siç kam dy të tilla të famshme në klubin e Tiranës, janë gjyqe të tmerrshme, me falsifikim­e të papara dhe ato sot na penalizojn­ë që ne nuk marrim dot licencimin. Fakt është se financojmë gjatë gjithë vitit dhe nuk marrim dot licencimin. Kemi edhe një gjë tjetër dhe për këtë kërkojmë ndihmë kundrejt detyrimit. Pavarësish­t se çfarë do të bëhet në të ardhmen. Kemi detyrime të tmerrshme në Tatime, të mbetura nga ajo kohë që kanë qenë shumë të mëdha. Në bashkëpuni­m me bashkinë, e cila është edhe aksionarja kryesore me 34% të aksioneve, kemi arritur që të likuidojmë shumë borxhe. Borxhet në fakt arrijnë në 1.6 miliardë. Është tmerr, shifër shumë, shumë e madhe. kërkojmë që të paktën për marrjen e licencimit, pavarësish­t si mund të jetë ligji, Tatimet të na bëjnë një marrëveshj­e që ne të likuidojmë me këste", deklaroi Refik Halili, presidenti i klubit 24 herë kampion në Shqipëri, i cili në fund e mbylli duke shprehur shpresën se futbolli mund të përmirësoh­et. "E fundit është se unë shpresoj që të ndryshojnë gjërat dhe do të bëhet shumë mirë për futbollin. E kam bindje këtë", përfundoi Halili.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania