Panorama Sport (Albania)

Ramos: Është e tmerrshme, por unë nuk fshihem

-

E vështirë që ta përkufizos­h si frontin e ri të gazetarisë. Por sigurisht që bëhet fjalë për një intervistë pa filtra, nga momenti që intervistu­esi dhe i intervistu­ari janë... i njëjti person. Goditje gjeniu apo përpjekje për të treguar gjëra të rëndësishm­e, pa komoditeti­n e dikujt që formulon pyetjet? Nuk i dimë me saktësi se cilat kanë qenë arsyet që e shtynë Serxho Ramosin që të lëshojë një autointerv­istë për një futbollist të këtij niveli, gjë që nuk ishte parë ende. E ka bërë në spanjisht dhe anglisht dhe e ka publikuar në rrjetet sociale, atje ku çdokush mund ta shfletojë falas dhe lehtësisht, ta komentojë kujt i pëlqen shumë dhe të arrijë një lexueshmër­i rekord. Sepse mbrojtësi i Realit të Madridit ka gati 16 milionë ndjekës në "Twitter" dhe mbi 30 milionë në "Instagram", dy platformat e zgjedhura për t'i dhënë jetë një komunikimi kurioz pyetjepërg­jigje. "Si futbollist­ë neve na pëlqen të flasim në fushë, por ky sezon nuk po rezulton i tillë. Ngjarjet e fundit kanë qenë të tmerrshme dhe unë nuk po fshihem. Ne nuk po fshihemi. Ne lojtarët, jemi përgjegjës­it e parë dhe unë si kapiten më shumë se kushdo", nis Ramos. A ishte kartoni i verdhë në Amsterdam një gabim? Absolutish­t, ishte një gabim dhe unë marr përgjegjës­inë 200%. Përse e regjistrua­t dokumentar­in? Ka disa angazhime të caktuara që duhen përmbushur dhe mua nuk më kaloi për asnjë çast në kokë se ndeshja do të shkonte ashtu siç shkoi. U zutë me presidenti­n në dhomën e zhveshjes? Ajo që ndodh në dhomën e zhveshjes diskutohet dhe zgjidhet atje. Nuk ka asnjë problem të tillë dhe të gjithë kanë të njëjtin interes. A ju drejtuat shokëve të skuadrës dhe ai i kritikuat ata? Ne flasim gjithnjë dhe motivojmë njëri-tjetrin në dhomën e zhveshjes dhe gjithnjë në mënyrë konstrukti­ve. A u përplasët me Marselon? Ne kemi përplasje në çdo seancë stërvitore. Është pjesë e punës me presion. Por është vetëm një anekdotë, si shumë të tjera që ndodhin nga dita në ditë. Marselo është si një vëlla për mua. Përse udhëtuat në Vajadolid? Sepse doja të isha pranë dhe të mbështesja shokët e skuadrës. Çfarë po ndodh me trajnerin? Është një vendim që nuk na takon neve ta marrim dhe që nuk do ndërhyjmë kurrë. Ne kemi shumë respekt për atë pozicion dhe do ta mbështesim gjithnjë trajnerin e Realit. Së bashku duhet të punojmë për të ardhmen dhe rikthejmë shpresën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania