Panorama Sport (Albania)

Van Dajk: E ndal Levën, jam gati edhe për... Robenin

Holandezi: Jam përgatitur edhe për Arjenin nëse luan

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ipezulluar në baraz imin 0-0 të ndeshjes së vajtjes në "Anfield Road" kundër Bajernit, Virgil Van Dajl, mezi po e pret ndeshjen e nesërme në "Allianz Arena". Në një intervistë për UEFA.com, mbrojtësi më i shtrenjtë i historisë diskuton edhe një përballje të mundshme me bashkatdhe­tarin e tij Arjen Roben, presionin në një klub të madh dhe si po e përdor zhgënjimin në finalen e sezonit të shkuar si motivim. Çfarë e bën Bajernin të frikshëm nga pikëpamja sulmuese?

Kanë një skuadër të shkëlqyer dhe lojtarë të tillë. Është një klub fantastik, një rival i shkëlqyer për të luajtur kundër. Kanë kualitet në të gjithë fushën. Ndoshta ata në sulm kanë diçka më tepër. Kanë qenë të suksesshëm prej vitesh dhe ne kemi shumë respekt, por duam të kualifikoh­emi në çerekfinal­e. Si e shikoni sfidën për të bllokuar Robert Levandovsk­in?

Duhet të jesh i vetëdijshë­m për cilësitë e çdo sulmuesi me të cilin përballesh, por ndonjëherë duhet të jesh i zgjuar dhe më shumë se 100% gati për gjithçka. Nëse ai do të të sulmojë apo të të driblojë, duhet të jesh gati gjithashtu. Nuk duhet t'u lejosh shumë shanse këtyre lloj sulmuesve, sepse ata do të të ndëshkojnë.

Por kanë edhe lojtarë të tjerë të rrezikshëm gjithashtu, Gnabri, Riberi, Roben, të cilët kanë atë cilësinë për të hyrë dhe shkarkuar të majtën...

Kanë shumë lojtarë të mëdhenj dhe Arjen ka qenë fantastik për vite. E kamë parë nga afër në kombëtare. Ai është një profesioni­st fantastik. Ka qenë i pafat me dëmtimet, por e ka treguar gjatë gjithë karrierës se sa i mirë është dhe ka ende shumë cilësi. Është shumë i rrezikshëm. E majta e tij ka diçka speciale. Atë lëvizje ai e bën prej vitesh, hyn në qendër dhe tenton trekëndësh­in me të majtën. Nëse luan, ne du-

het të jemi gati për këtë, por ata kanë cilësi në të gjithë fushën. Çfarë prisni nga ndeshja e dytë në Mynih?

Mezi po e pres. Është një stadium ku nuk kam luajtur ende. Çfarë menduat fillimisht kur zbuluat interesin e Liverpulit për ju?

Liverpuli është një klub shumë i madh, isha shumë krenar. Në fund, marrëveshj­a u arrit. Isha i lumtur për veten dhe familjen. Isha krenar për veten dhe njerëzit që më ndihmuan të arrija deri aty. Ka kaluar më shumë se një vit tani dhe unë jam përmirësua­r si futbollist dhe njeri. Por mendoj se kemi për të parë ende shumë. Ju përmendët krenarinë, por a e ndieni presionin gjithashtu?

Ka gjithnjë presion në një klub të madh. Unë jam

shumë krenar që luaj për të gjithë këta tifozë, për trajnerin, me këta lojtarë fantastikë dhe vesh këtë fanellë çdo ndeshje. Të luash me presion është gjithnjë diçka pozitive. Më pëlqen të kem presion. Çfarë i sillni ju skuadrës?

Përpiqem të jem vetvetja, i qetë, të ngre zërin në fushë, përpiqem të organizoj shokët, të bëj gjithçka në rregull. Kam bërë hapa përpara në këtë drejtim sipas mendimit tim. Por ka ende një rrugë të gjatë përpara. Çfarë mendoni për arritjen në finalen e Champions-it, menjëherë pasi ju bashkuat klubit?

Zakonisht nuk mund të arrish shumë në 6 muaj, por arritja e asaj finaleje ishte speciale. Një vit më parë unë shkova në Kardif me një shok për ta parë. Ishte

hera e parë që shikoja një finale Champions-i. Folëm shumë sesi do të ishte po të isha unë në fushë dhe një vit më vonë kjo ndodhi. Ishte speciale dhe më bëri të ndihem shumë mirë. Sigurisht që më bëri të ndihem në mënyrë të tmerrshme pas ndeshjes, por kam nxjerrë mësime nga ajo. Do ta mbaj me vete dhe është një eksperienc­ë pozitive. Shpresoj, që nëse do të jem sërish në finale, këtë herë të jem në anën e duhur. Çfarë mendoni për finalen?

Të gjithë duan që të jenë në skenën më të madhe. Të jesh në finalen e Ligës së Kampioneve, është diçka që të duhet eksperienc­ë. Për ta fituar, natyrisht që të duhet përvoja më e mirë. Të jesh atje, përgatitja, media, stadiumi, udhëtimet, tifozët tanë, është diçka shumë speciale. Sa të motivon që të arrish sërish atje?

Liga e Kampioneve është një skenë në mënyrë të pabesueshm­e shumë e madhe. I gjithë spektakli përpara, tifozët, kundërshta­rët, njerëzit që do të shohin ndeshjen, presioni, të gjitha janë shumë speciale. Personalis­ht, do të doja të isha në atë skenë çdo vit, por ne e dimë se sa e vështirë është. Kemi qenë në një grup të vështirë këtë vit dhe ia dolëm të kualifikoh­eshim. Por është shumë e vështirë. Tani është ndeshje pas ndeshjeje. Ne mezi po e presim sfidën dhe të shohim se çfarë do na sjellë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania