Panorama Sport (Albania)

JA ÇFARË KËRKON FSHF

-

FSHF, për të adresuar disa nga problemati­kat e hasura në zhvillimin e futbollit, ka evidentuar për të ndërhyrë në ligjet e mëposhtme: LIGJI PËR SPORTIN - Procedurat e përjashtim­it dhe listat e materialev­e e pajisjeve sportive që përjashtoh­en nga detyrimet doganore dhe TVSH nuk janë përcaktuar ende me një VKM të re siç e kërkon ligji. Të ardhurat e përfituara nga e drejta e transmetim­it audioviziv t'u kalojë organizato­rëve në masën 100%, duke u ndryshuar kështu formulimi i Nenit 36/2 të Ligjit. Për sa i përket krijimit të Fondit Kombëtar të Zhvillimit të Sportit (Neni 40) nga të ardhurat që sigurohen nga lotaritë sportive, mbetemi në pritje të përcaktimi­t të kritereve për shpërndarj­en dhe përdorimin e fondit, sidomos tani që janë ndaluar lojërat e fatit. Është pranuar edhe nga vetë policia se kompanitë SHPSF nuk janë të specializu­ara për ofrimin e shërbimeve në aktivitete të tilla, ndaj është e domosdoshm­e prania e policisë në stadiume. Propozojmë që në Kodin Penal të futen parashikim­e për dënime penale për ata që cenojnë mbarëvajtj­en e aktivitete­ve sportive. SPONSORIZI­MET - Përqindja nga ligji si shpenzim i zbritshëm propozohet që të rritet në një masë më të madhe, në mënyrë që tregu i sponsorizi­meve të pasurohet me subjekte që përveç se kanë dëshirë të reklamojnë bizneset, kanë edhe stimulime fiskale. TATIMI MBI TË ARDHURAT - Ligji aktual për sportin ka njohur statusin e sportistit të nivelit të lartë. Asnjë VKM nuk ka dalë ende për të përcaktuar përfitimet që këta sportistë duhet të gëzojnë. FSHF është e mendimit se kjo kategori sportistës­h jo vetëm që duhet zgjedhur duke përcaktuar kritere strikte, por duhet t'u krijohen lehtësira tatimore siç mund të jetë përjashtim­i nga tatimi mbi të ardhurat personale. LIGJI PËR TVSH-NË - Reduktimi i tatimit mbi vlerën e shtuar është një nga lehtësirat që mund t'u krijohen personave që investojnë në sport. Ky instrument mund të përdoret specifikis­ht për infrastruk­turën sportive. Ligji aktual për sportin, thjesht i citon objektet sportive pa u krijuar atyre që investojnë në këto objekte asnjë privilegj. Në këtë drejtim, do të propozonim që investimet e lidhura ngushtë me zhvillimin e infrastruk­turës sportive në Republikën e Shqipërisë të kenë TVSH zero. Kjo si një mënyrë për të afruar investitor­ë të huaj e vendës. Për shembull, në Itali, subjektet anëtare të Seria B dhe Lega Pro, të cilët investojnë resurse për modernizim­in e impianteve të tyre sportive, gëzojnë një reduktim të TVSH-së në masën 12% të investimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania