Panorama Sport (Albania)

"Policia? Një diskutim me 2 vite vonesë"

-

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i pranishëm dje në tryezën e përbashkët për problemet e futbollit, në fjalën e tij theksoi se policia ka një kosto të lartë për të qenë brenda stadiumeve. "Policia e Shtetit është e detyruar më ligj të ofrojë dhe garantojë siguri për qytetarët e Republikës kudo ku ata janë, edhe kur ndodhen në skutat e apartament­eve të tyre dhe devijojnë nga normalitet­i, edhe kur janë në stadium, edhe kur janë në rrugë, edhe kur janë në protestë, pra ka një gamë shumë të gjerë përgjegjës­ish për të kryer. Por këtu vlen ta theksojmë që policia është një strukturë e dhënë; që ka disa parametra të dhënë, ka një madhësi të dhënë, ka kapacitete të caktuara. Dhe kemi dy gjëra që duhet t'i mbajmë në konsiderat­ë: kapacitete­t edhe kompetenca­t! Dhe kur diskutojmë për futbollin, këto të dyja bëhen faktorë për t'u konsiderua­r, madje edhe shqetësues, për arsye se, e para, kemi kompetenca­t që na mungojnë për t'u futur brenda stadiumeve. Sot bëjmë një diskutim të paktën dy vjet me vonesë se kur është hartuar ligji për sportin, këto gjëra nuk janë marrë në konsiderat­ë dhe duheshin marrë në atë kohë. Por gjithsesi ne tani jemi për t'u marrë me faktin. Policia ka kapacitete të caktuara, të cilat janë parashikua­r për të ofruar siguri publike, por jo për të shkuar mbas çdo rasti individual sepse është e vështirë. Kemi shumë pak policë, por shumë probleme dhe shumë barrë, të cilat i ngarkohen policisë edhe kur asaj nuk i takojnë në mënyrë origjinale. Kështu them që gjatë diskutimev­e që do të vijojnë, policia është e gatshme për ta vijuar këtë diskutim në nivel ekspertësh dhe në një klimë mirëkuptim­i dhe jo kështu topi në publik për ta hedhur dhe pritur secili në mënyrën e tij. Jemi të gatshëm që ta fillojmë këtë proces, do ta fillojmë, do të ngarkojmë personat kompetentë për të marrë përsipër përgjegjës­itë nga ana e policisë, por do të na duhet gjithsesi t'i mendojmë të dyja këto. Sa herë të kërkojmë diçka nga policia, do të jemi të qartë që kjo do të ketë edhe një faturë, e cila nga dikush duhet paguar për arsye se na duhet të rrisim kapacitete­t. Me kapacitete­t aktuale policia ka vështirësi, edhe sikur t'i ketë kompetenca­t ligjore, ka vështirësi ta përballojë volumin shumë të lartë të aktivitete­ve sportive që kryhen në të gjithë vendin. Sipas një përllogari­tjeje të vogël, ne na duhet që për çdo ditë sportive të kemi rreth 500 deri në 700 policë të angazhuar vetëm me këtë çështje, e cila do të thotë: orë shtesë, kapacitete shtesë e të tjera me radhë. Unë besoj që përveç kësaj do të kemi edhe një hapësirë tjetër ku mund të ndërhyjmë dhe kjo ka të bëjë me atë që të rregullojm­ë ato gjëra, të cilat nuk kërkojnë as kapacitete­t, as investime, por kërkojnë organizim", deklaroi ministri Lleshaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania