Panorama Sport (Albania)

"Anglezët nuk mjekoheshi­n, kishin frikë nga dënimi"

-

Në tryezën e djeshme foli edhe zv.ministri i Arsimit dhe Sportit, Kostandin Shkurti. "Bashkohem me të gjithë problemati­kën që është krijuar në fushën e sportit. Për sa i përket dhunës, kemi një Komision për Dhunën të ngritur me vendim të Këshillit të Ministrave ku brenda tij kemi futur edhe akademikë të fushës për hartimin e një platforme për luftën kundër dhunës. Në një kohë të ardhme do kemi të gjitha parametrat se si të ndalohet dhuna në sport. Kemi zhvilluar një takim për këtë çështje ku kemi marrë shembull atë që ndodhi në ndeshjen e parë Skënderbeu-Partizani ku Ilir Shulku dhe Ardi Veliu ishin prezent aty. Kemi rënë dakord që ligji qëndron dhe është europian, por mund të jetë disi i parakohshë­m për sa i përket implementi­mit. Tashmë, ligji ka faktin që nga një aktor që ka pasur më parë, Policia e Shtetit, tani është bërë me pesë aktorë. Duhet të jetë prezent administra­tori i stadiumit, ndërsa duhet të jenë edhe stjuartët dhe oficeri i sigurisë që ka një rol të rëndësishë­m. Oficeri i sigurisë duhet të jetë në kontakt me policinë që në rast të hyrjeve të personave në fushë, të ndërhyjë menjëherë policia. Bashkohem me të gjithë parafolësi­t që ashpërsia e masave penale duhet të jetë e fortë. Përpara shumë vitesh kam qenë drejtor i hotel "Tiranës". Në 2001-shin, ishte ndeshja Shqipëri-Angli. Po e shikoja sfidën në shtëpi dhe pak para fundit të takimit më marrin në telefon dhe më thonë se tifozët anglezë kishin ndryshuar agjendë. Kemi shkuar te shkallët e Pallatit të Kulturës dhe shoh tre tifozë anglezë të çarë dhe të mbuluar me gjak. I thashë hajdeni të shkojmë në spital, por nuk pranonin. Kishin frikë se ndoshta i denoncoja në polici dhe sapo të ktheheshin në Angli, dënoheshin shtatë vite", tha Shkurti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania