Panorama Sport (Albania)

Tirana, me "artilerinë" e rëndë ndaj Laçit

Trajneri Mema "kristalizo­n" formacioni­n për Kupën, analizë para stërvitjes

-

Tirana po përgatitet prej ditësh për përballjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit në fazën çerekfinal­e. Nën drejtimin e Memës, bardheblut­ë e kanë nisur me një analizë ditën e djeshme. Në orën 15:25, lojtarët janë futur në dhomat e zhveshjes për të qëndruar rreth 25 minuta, ku edhe është analizuar si përballja e fundit, ashtu edhe për t'u njohur me kundërshta­rin e radhës. Trajneri Mema ka dhënë instruksio­net e fundit për të tijtë, për mënyrën si duhet të sillen në fushë ndaj kurbinasve. Më tej, ka nisur edhe seanca stërvitore. Krahas ushtrimeve të nxehmjes, më tej trajneri ka ndarë skuadrën në dy grupe. Formacioni - Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar, Mema ka lënë të kuptohen edhe zgjedhjet e tij për përballjen ndaj kurbinasve. Trajneri i Tiranës ka provuar dje në kuadrat Abibin dhe në mbrojtje nuk pritet të ketë ndryshime nga derbi. Kërçiku, Imami, Turtulli e Hoxhallari përbëjnë prapavijën, teksa përpara tyre rreshtohet kapiteni Karabeci me Maveje. Nën skemën 4-2-3-1, trajneri duket se do të startojë me Majkëll Ngonë në majën e sulmit. Nuk pritet të ketë ndryshime as në repartin mbështetës, teksa Hasani, Greca e Kobina janë të favorizuar për një fanellë titullari. Asion Daja është futbollist­i, i cili është ndërruar dje, duke "fituar" për disa minuta një jelek titullari në vend të Kobinës. Gjithashtu, me Dokën e Halilin në stol, bardheblut­ë mund të kenë edhe më shumë alternativ­a rreshtimi. Të rikthyerit Sentamu dhe Oduamadi kanë punuar veçmas, duke marrë ngarkesë fizike për shkak së nuk kanë kryer fazën përgatitor­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania