Panorama Sport (Albania)

Marku: S'na tremb Tirana, luajmë për fitore

- Bujar Balliu

Kastrioti ka vijuar të përgatitet normalisht për ndeshjen e radhës, të cilën do ta luajë ndaj Tiranës. Nuk ka ende një stadium, ku të jetë planifikua­r të zhvillohet kjo sfidë, megjithatë deri në fundjavë, krutanët shpresojnë që të gjejnë zgjidhje. Sulmuesi - Taulant Marku është njëri ndër lojtarët që ka dhënë shumë për Kastriotin, pasi po bën rreth dy sezone pjesë e kësaj skuadre. Në fazën e parë Marku ishte titullar absolut, ndërkohë që ndeshja e fundit si titullar ishte ndaj Luftëtarit, përballje në të cilën sulmuesi arriti të shënojë edhe një gol. Që prej asaj sfide, Marku pësoi një tërheqje dhe nuk ka qenë ende në 100%. Së fundmi, ai është aktivizuar vetëm me kohë të pjesshme. Në miqësoren e fundit, sulmuesi tregoi se e ka lënë pas dëmtimin, pasi u aktivizua për 90 minuta, duke zhvilluar një lojë të mirë dhe arritur që të shënonte edhe një gol. Në një prononcim për "Panorama Sport", sulmuesi shprehet: "Ka qenë një nisje disi ndryshe kjo e 2019-ës, ku në 6 ndeshje janë grumbullua­r 11 pikë dhe kjo është diçka pozitive për një ekip që ka si objektiv qëndrimin në kategori. Shpresojmë që të vazhdojmë me këtë ritëm edhe në 12 ndeshjet e mbetura. Kampionati sa vjen e vështirëso­het për ne, por duhet të vazhdojmë të punojmë fort me kokën ulur. Vetëm duke punuar dhe duke u impenjuar maksimalis­ht në stërvitje dhe në ndeshje, mund të merret 'fryti' i punës që janë pikët. Përballja e radhës është ndaj një skuadre me emër, por ne tashmë nuk duhet të shohim se kë kemi kundërshta­r, pasi të gjitha skuadrat janë të forta, por duhet të bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin e pikëve. Vetëm kështu mund të arrijmë të përmbushim objektivin sezonal", deklaroi Marku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania