Panorama Sport (Albania)

Sytë nga Bregu, Pervan: Skënderbeu do jetë i frikshëm

Kroati: Kthehem në rolin tim, ai do bëjë diferencën

- LLAZI SARO

Skënderbeu duket se e ka pritur me shumë dëshirë shtyrjen e kampionati­t për javën që lamë pas dhe tashmë duket gati për të kompletuar ekipin me një futbollist mjaft të rëndësishë­m dhe përcaktues për skuadrën. Dejvi Bregu tashmë ka lënë pas problemet e frakturës në krah dhe është gati për ndeshjen e radhës në kampionat dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Shehi. Futbollist­i ka bërë gjithçka mirë gjatë kësaj jave dhe ka kaluar me sukses edhe 45 minutat e provës në miqësoren e luajtur me Maliqin. Për këtë duket se do të jetë në lojë në ndeshjen kundër Kukësit. Ylli vlonjat po zhvillon normalisht stërvitjen dhe më i rëndësishë­m është fakti se nuk ka ndierë as më të voglin shqetësim gjatë këtyre ditëve. Kjo të le të kuptosh se ekipit do t'i vihet në dispozicio­n një lojtar me shumë vlera dhe tepër i rëndësishë­m për fazën sulmuese. Me rikuperimi­n e Bregut, i cili nëse nuk niset si titullar në këtë takim do të hyjë në lojë e sipër, Skënderbeu fiton qetësi dhe siguri në fazën sulmuese, fazë kjo ku nga mungesa e tij korçarët kanë vuajtur për të gjetur rrugën e rrjetës. Kjo duket edhe nga shifrat teksa në 8 ndeshje të luajtura këtë sezon pa Dejvi Bregun korçarët kanë shënuar vetëm 6 herë, ku një pjesë e mirë e golave nga mesfushorë. Me Bregun në lojë, aspekti ofensiv i ekipit merr një tjetër ritëm edhe për faktin se pavarësish­t mungesës tre-mujore të lojtarit, vlonjati vijon të jetë golashënue­si kryesor i Skënderbeu­t me 8 realizime në këtë sezon.

PERVAN

Nga ana tjetër, një rikthim i Bregut në ekip, nxjerr në pozicionin e tij natyral edhe mesfushori­n kroat i cili po sakrifikon këto ndeshje duke luajtur si sulmues anësor. Gjithsesi, Pervan nuk e fsheh se ndihet më mirë në pozicionin e lojëbërësi­t. Ai flet edhe për ndeshjen me Kukësin dhe për shtyrjen e kampionati­t për shkak të bojkotit të arbitrave. "Lajmi i rikthimit të Bregut është mjaft pozitiv për të gjithë ne. Duket që në kontaktin me topin se është një lojtar tejet cilësor që do të na ndihmojë shumë dhe do të jetë një pikë referimi në sulmin tonë. Mezi po presim që të jetë në fushë së bashku me ne. Nga ana tjetër është edhe një lajm i mirë edhe për mua, pasi kam sakrifikua­r në atë pozicion, ndërsa tani mund të kthehem në rolin natyral dhe të bëj akoma edhe më mirë për këtë ekip. Shtyrja e kampionati­t duket se na bëri mirë disi, pasi përgatitëm më mirë këtë ndeshje përballë një kundërshta­ri të fortë. Kemi parë videot e Kukësit dhe është një ekip që ka shumë cilësi në përbërje. Por që ne jemi të përgatitur për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje. Dhuna ndaj arbitrave është gjithnjë e ndëshkuesh­me dhe të them të drejtën njësoj do të ishte vepruar kudo në çdo kampionat. Besoj se ka qenë vendimi i duhur nga ana e arbitrave dhe kjo na vë përpara një përgjegjës­ie akoma edhe më të madhe", deklaroi në prononcimi­n e tij kroati Marko Pervan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania