Panorama Sport (Albania)

Tirana-Laçi, bardheblut­ë duan revansh

“I druhemi Laçit, i përgjigjem­i edhe ne me agresivite­t”

- OLSI AVDIAJ

Erjon Xhafa, krahu i djathtë i Ardian Memës, ka dalë dje para mediave, duke pranuar se Tirana dëshiron të fitojë Kupën e Shqipërisë. Në diskursin e tij para ndeshjes me kurbinasit, Xhafa si "ish" pohoi se ekipi kundërshta­r është shumë i rrezikshëm, por Tirana ka mundësi që të marrë kualifikim­in që në Tiranë. Kupa është objektivi real i Tiranës...

Erjon Xhafa, krahu i djathtë i Ardian Memës, ka dalë dje para mediave, duke pranuar se Tirana dëshiron të fitojë Kupën e Shqipërisë. Në diskursin e tij para ndeshjes me kurbinasit, Xhafa si “ish” pohoi se ekipi kundërshta­r është shumë i rrezikshëm, por Tirana ka mundësi që të marrë kualifikim­in që në Tiranë.

Kupa është objektivi real i Tiranës?

Objektivi ynë ky është, të vazhdojmë më tej. Ka një specifikë të veçantë Kupa, pasi ka 180 minuta dhe jo 90. Llogaritë bëhen pas ndeshjes së nesërme(sotme), ku duhet të luajmë me kujdes dhe të mos kalojmë në aventurë, sepse kemi dhe ndeshjen e dytë, që të jep një mundësi korrigjimi. Duke qenë se luajmë sfidën e parë në shtëpi, duhet të jemi të kujdesshëm që mos t’i japim avantazh ekipit kundërshta­r.

Ama, Laçi ju ka mundur në tri ndeshjet që keni luajtur këtë sezon...

Laçi ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë një ekip i vështirë për këdo. Është një skuadër që ka disa vite që ka stabilitet si në lojë, si në kontingjen­t brenda lojtarëve. I marrin maksimumin ekipit që kanë dhe janë shumë të rrezikshëm. Kanë një luftë sportive të mirë dhe një organizim brenda klubit që unë e njoh mirë, duke qenë se kam punuar një vit atje. Duhet ta marrim shumë në konsiderat­ë, prandaj edhe them se nesër nuk duhet të kalojmë në aventurë”.

I druheni forcës fizike dhe agresivite­tit të Laçit?

I druhemi. Do të përgjigjem­i edhe ne me agresivite­t. Duke qenë se në agresivite­tin sportiv ata janë shumë të mirë edhe ekipi ynë duhet të jetë i përgatitur për një luftë sportive, duke qenë se ekipi përballë bën një anë të fortë markimi dhe tranzicion

shumë të mirë.

Kualifikim­in e vendosin golat...

Shpresojmë që mos ta vuajmë këtë pjesë dhe të jemi më konkretë te pjesa e golit. Se sa do ta vuajmë, do ta tregojë fusha dhe ndeshjet nuk janë në bazë parashikim­esh që të themi se do të na funksionoj­ë faza e sulmit. Kemi pasur probleme dhe i kemi korrigjuar gjatë rrugës, shpresoj të ndodhë e njëjta gjë dhe me golin.

Ndikon fakti që luhet në një stadium bosh?

Normal që ndikon. Çdo skuadër kënaqet kur i jep kënaqësi dhe tifozit. Për më tepër kur tifozët ishin në rritje në ndeshjet e fundit dhe kanë qenë një plus dhe favor në mbështetje. Gjithsesi, këtë herë duhet të jemi më të përqendrua­r se çdo ndeshje tjetër, pasi pa mbështetës ndeshja të vë si në gjumë. Kështu që, duhet të jemi më të përqendrua­r se çdo përballje.

Kapiteni Karabeci, pasi kaloi Flamurtari­n tha se vlonjatët janë më të fortë se Laçi...

Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë dhe ky kampionat po e tregon. Është një kampionat që nuk ka parashikim­e. Aty ku po bëhen parashikim­e ndeshjet po dalin ndryshe. Nuk mund të them kush është ekip më i fortë dhe më i dobët. Takimi me Flamurtari­n ishte një sukses, ndeshja me Laçin është një tjetër luftë dhe vështirësi tjetër. Nuk mund të bëj krahasime. Morali i lartë, bashkëpuni­mi dhe harmonia që kanë me njëri-tjetrin, kjo gjë e jep rezultatin. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të vazhdojmë me këto rezultate dhe të mos e humbim këtë harmoni që kemi.

Keni mungesa?

Kontingjen­ti është i plotë, me vetëm një mungesë, Grent Halili, i cili mungon për shkak

kartonësh.

Jeni në një moment kyç të sezonit?

Çdo ndeshje ne kemi presion, pasi jemi nisur shumë poshtë. Duhet të jemi të kujdesshëm që këtë presion mos ta kthejmë në ankth, por ta shfrytëzoj­më në anë pozitive. Nuk është se sezoni i Tiranës varet te këto tri ndeshje të radhës. Besoj se kemi takime goxha, pasi kampionati është ende i gjatë. Duhet të marrim më të mirën sfidë pas sfide edhe pastaj do të bëjmë llogaritë.

Si është gjendja e Majkëll Ngosë?

Ngo është mirë. Nuk ka ndonjë problem, thjesht lodhja ngaqë kanë qenë përballje të ngjeshura. Besoj se edhe pushimi na dha një disfavor, pasi patëm një ritëm të mirë dhe nuk donim të krijonim pauzë. Gjithsesi, nuk ishte i gjatë dhe na dha edhe një pushim për disa lojtarë që mund të kenë pasur mbingarkes­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania