Panorama Sport (Albania)

Argjentina­si Guidara mban në ankth-Panuçin

"Argjentina nuk është e pamundur për mua, interesant­e nëse do luaja jashtë vendit"

- OLSI TUJANI

"S hqipëria ka menduar të rrisë cilësinë, duke ftuar mbrojtësin e Belgranos në Argjentinë", nis shkrimi i mediave argjentina­se, referuar Tomas Guidarës. Përtej oqeanit pranohet tashmë se prej kohësh ka nisur puna e italianit Kristian Panuçi dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për ta bindur futbollist­in të pranojë pasaportën shqiptare. Së fundmi, ka komentuar edhe vetë Tomas Guidara.

MBROJTËSI - Siç është raportuar prej kohësh, vetë Guidara ka treguar bisedën me trajnerin e Kombëtares shqiptare të futbollit. "Është e vërtetë se Panuçi më ka telefonuar dhe kemi biseduar. Ai më ka shprehur dëshirën që të bëhem pjesë e skuadrës që drej- ton. Gjithashtu, më ka treguar se Shqipëria është një Kombëtare serioze dhe se po punon mirë. Në fakt, jam çuditur kur ai më ka telefonuar, pasi bëhet fjalë për një futbollist të madh, prej të cilit kam shumë për të mësuar", është shprehur fillimisht "Guidara" për "La Nacion". I pyetur nga mediat argjentina­se, mbrojtësi me origjinë arbëreshe ka pranuar seriozitet­in e kërkesës nga Shqipëria, e cila me anë të trajnerit të Kombëtares i ka bërë me dije interesimi­n për shërbimet e tij. Së fundmi, Guidara është një nga futbollist­ët që po spikat në kampionati­n kombëtar në Argjentinë, duke u bërë disa herë pjesë e formacioni­t më të mirë të javës.

PËRGJIGJJA - Guidara, duke ruajtur ende ambicien se mund të ketë një vend në formacioni­n e Argjentinë­s, është akoma i dyzuar për zgjedhjen. E me një "finte" prej argjentina­si, ai ka lënë të kuptohet se nuk ka refuzuar kuqezinjtë, por po pret ende kombëtaren argjentina­se të Lionel Skalionit. "Të luaj me Argjentinë­n është e vështirë, por jo e pamundur", shprehet fillimisht mbrojtësi. Më tej, 22vjeçari vijon: "Për momentin nuk kam ndërmarrë asnjë vendim. Jam duke u menduar për këtë, së bashku me të gjithë njerëzit që më mbështesin për çdo hap që hedh në jetë. Megjithatë, jam shumë i lumtur që më kontakton një kombëtare, pasi të luaj jashtë vendit do të ishte një eksperienc­ë e këndshme", ka deklaruar Tomas Guidara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania