Panorama Sport (Albania)

Kryevepër e Juves, Ronaldo i jep tri shuplaka Simeones

“Zonja e Vjetër” përmbys Atletikon dhe kalon në çerekfinal­e me tripletën e CR7

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ishte gjithçka e shkruar te yjet, tek ato që sh këlqenin mbi “Allianz Stadium” dhe ndriçuan një natë që do të mbetet fort e ngulitur në memorien e të gjithë tifozëve bardhezinj, përgjithmo­në! Ishte gjithçka e shkruar në yje që, Kristiano Ronaldo, njeriu i 100 e kusur milionë eurove, do t’i dhuronte Juventusit atë kualifikim që dukej i pamundur, pas rrëshqitje­s bardhezi në “Vanda Metropolit­ano”. Ironitë e fatit nuk kanë të mbaruar pas mbrëmjes së djeshme torineze, duke menduar se një sezon më parë, ishte pikërisht Ronaldo që eliminonte Juventusin me një penallti në sekondat finale, por dje, sërish nga pika e bardhë, shkundte nga themelet një qytet të tërë... I madh CR7-ta, por madhështor edhe i gjithë Juventusi, që luajti një ndeshje gladiatorë­sh, por në të njëjtën kohë bëri të heshtë të gjithë kritikët e tyre, duke treguar se kjo skuadër mund ta fitojë Champions-in.

MË NË FUND CR7 - Shpikjet e Alegrit për përmbysjen “e pamundur” nisën me Emre Xhanin si mbrojtës në qendrën e djathtë, në një repart të formuar nga tre lojtarë, me gjermanin që kishte detyrat të mbronte shpatullat e Kanselos. Trajneri bardhezi “dizenjoi” një 3-4-3 me risinë Spinacola në të majtë, me objektivin e qartë për të pasur sa më shumë mbështetje në manovrat sulmuese. Lëvizja funksionon, sepse Juventusi është menjëherë e egër, e ashpër dhe mbyll Atletikon në zonën e saj. Jo më kot, pas vetëm 3 minutash lojë Godin është i detyruar të shtyjë përpara portës një goditje të rrezikshme të Matuidit dhe në minutën e 4-rt vjen Goli i Kielinit (ndeshja e 500-të me ngjyrat bardhezi), i cili vë këmbën e tij numër 47 në mes të rrëmujës, por arbitri anulon për një faull të Kristiano Ronaldos ndaj portierit Oblak. Skuadra e Simeones mbrohet dhe vendos të luajë vetëm në kundërsulm, fundja fitorja 2-0 e ndeshjes së vajtjes ia lejon teorikisht, por Juventusi është thjesht djallëzor. Shumë pozitiv Spinacola, madhështor Bernardesk­i që në të 26-ën pikturon një krosim “alla Pirlo” nga e majta për kokën e Ronaldos, që fluturon mbi shpatullat e Huanfran dhe festa mund të nisë... Stadiumi më në fund buçet, së bashku me grevistët e tribunës ultras, por Ronaldo kërkon edhe më shumë zë, edhe më shumë zhurmë... Bernardesk­i që gjithashtu u dhuroi një mbrëmje mahnitëse adhuruesve të futbollit, provon të dyfishojë me goditje dënimi dhe më pas me një roveshatë “alla Ronaldo”, ndonëse pjesa e parë mbyllet vetëm 1-0.

DYFISHIMI - Në pjesën e dytë, skenari i ndeshjes nuk ndryshon, por pas vetëm 3 minutash vjen goditja e radhës vdekjeprur­ëse me kokë e Ronaldos, pas krosimit të Kanselos. Edhe pse u desh konfirmimi i “syrit të fajkoit” brenda shtyllave, festa në stadium kishte nisur dhe sërish portugezi bën edhe dirigjenti­n e tifozërisë, duke kërkuar që t’i vënë zjarrin atmosferës.

TRIPLETA ME PENALLTI - Simeone përpiqet të ndryshojë diçka, duke hedhur në fushë Korrean për Lemarin, ndërsa Alegri shton dozën sulmuese me Dibalën në vend të Spinacolës, por dhjetë minuta nga fundi vjen edhe radha e Kin për Manxukiç. Dhe pikërisht 19vjeçari ka golin e kualifikim­it në këmbët e tij, por dridhet përballë Oblakut, ndonëse Juventusi nuk stepet, përkundraz­i u beson aksionin final këmbëve të Bernardesk­it, që pasi tërheq të gjithë mesfushën prapa shpatullav­e të tij, bën një kthesë të gjatë duke zbritur në zonë dhe detyron Korrean që ta rrëzojë në hyrje të 16-metrave, ndërsa përgatiste goditjen. Për arbitrin Bjorn Kaipers është penallti dhe jashtëtokë­sori Ronaldo nuk gabon, ashtu si në mbrëmjen e Madridit një vite më parë, kur vishte bluzën e Realit. Por këtë herë, goli është një dhuratë për Juventusin, i cili tashmë mund të ëndërrojë gjëra të mëdha, të rikthehen në “Vanda Metropolit­ano”... Ndërsa Simeone del nga “Allianz Stadium” në lot dhe me kokën ulur, ndoshta me mendimet se gjestin e ndeshjes së vajtjes mund t’ia kishte shmangur jo vetëm juventinëv­e, por mbi të gjitha vetes...

 ??  ?? Siti “7 ballë”, Shalke sheh makthe
Siti “7 ballë”, Shalke sheh makthe
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania