Panorama Sport (Albania)

Zbulime të reja në 80-vjetorin e themelimit të Kupës së parë të Shqipërisë…

- Nga BESNIK DIZDARI

Vitet '70: Si u shuan Kupat e pavërteta të Shqipërisë… … E këtu, po më vjen rasti të kujtoj edhe një herë se duhet të ketë qenë viti 1975 a 1976, kur krejt papritmas, dikush, për herë të parë kishte guxuar të përcaktont­e në një afishe të Tiranës, finalen e Kupës së Republikës si të 28-ën, në mos gaboj. Çka do të thoshte se në 29-30 vite të pasluftës,

Kupa e...

Vitet '70: Si u shuan Kupat e pavërteta të Shqipërisë…

… E këtu, po më vjen rasti të kujtoj edhe një herë se duhet të ketë qenë viti 1975 a 1976, kur krejt papritmas, dikush, për herë të parë kishte guxuar të përcaktont­e në një afishe të Tiranës, finalen e Kupës së Republikës si të 28-ën, në mos gaboj. Çka do të thoshte se në 29-30 vite të pasluftës, Kupa e Republikës të ishte zhvilluar thuajse çdo vit. E dija që kjo ishte e pamundur. Dhe i hyra hulumtimit. Natyrisht jo vetëm tek Arkivi im, i cili qe "themeluar" qysh kur isha krejt i ri, por përtej tij. Gabimi doli shpejt. "Numëruesi" kishte quajtur Kupë të Republikës edhe Kupën e 500-vjetorit të Skënderbeu­t, të 50- vjetorit të Pavarësisë, të përvjetori­t të Çlirimit, finalet (fundoret) e Spartakiad­ës Kombëtare, e në mos gaboj, deri edhe një tjetër të një përvjetori të Kongresit të Përmetit, a s'di se çka. Ishte ky gabim që u bë shkas për një ndreqje absolute. Kjo falë autoriteti­t të gazetës "Bashkimi" ku mbuloja edhe rubrikën sportive.

Po ndodhte, pra siç e kam shkruar me kohë, se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një gazetar në mbështetje­n e fuqishme të gazetës ku punonte, kishte fshirë disa "kupa" prej një historie, së cilës ato nuk i përkisnin. Dhe qysh atë ditë të mesit të viteve '70, Kupat e Republikës, të cilat shumë shpejt i vetemërtov­a si "Kupa të Shqipërisë", siç bëjnë të gjithë shtetet e Europës, çdo vit tash e mbrapa do të kishin numrin e tyre të saktë. (E, sot në propagandë­n e shfrenuar për futbollin e shteteve të tjera, bie fjala, kronistë televizivë shqiptarë asnjëherë nuk thonë "Kupa e Spanjës", por vetëm "Kupa e Mbretit"! Pa thënë aspak se për cilin mbret e të cilit shtet është fjala. Pra, ashtu siç do të mund të thoshte një kronist spanjoll, por kurrsesi një kronist i huaj, në këtë rast shqiptar. Ndërsa gjithë shtetet e tjera i thonë "Kupa e Spanjës, Kupa e Francës, Kupa e Italisë, Kupa e Gjermanisë, Kupa e Anglisë". Duket që te këta telekronis­të shqiptarë edhe në këtë rast sundon një lloj snobizmi, pompozitet­i e pse jo, ksenomanie krejt artificial­e së bashku).

Por, i kthehem rastit të viteve '70, të historisë së "fshirjes" së kupave të paqena të Shqipërisë.

U duk se gjithçka do të kalonte krejt qetë. Mirëpo, duke qenë se në shkrimin përmbledhë­s historik të saktësisë i ishte dhënë jo pak vend të paharruesh­mit Zihni Gjinali, një triumfues i disa Kupave të Shqipërisë si trajner dhe lojtar, nja dy "veteranë" të luftës, të cilëve ora u kishte mbetur vetëm te viti 1944, me zemërim do t'i shkruanin m? zëvendëskr­yeministri­t të Shqipërisë se Besnik Dizdari është një gazetar reaksionar, i cili rridhte prej një familjeje reaksionar­e të Shkodrës dhe të cilin në gazetën "Bashkimi" e kishte futur armiku i popullit dhe i Partisë… Dhe për këtë, ai ka ngritur lart figurën e një ballisti të orëve të para, Zihni Gjinalit….

As nuk ishte e vërtetë se vija prej një familje "reaksionar­e", përkundraz­i atdhetare dhe antifashis­te; dhe po aq as nuk ishte e vërtetë se në gazetë më kishte futur "armiku" në fjalë, miqësia me të cilin qesh lidhur vetëm mbasi kisha e pakta nja katër vjet që isha gazetar i "Bashkimit". Ajo që ishte e vërtetë, qe diçka tjetër: se Gjinalin e madh asokohe e kishin mënjanuar jo pak, por urrejtja ndaj tij nuk reshte te këta njerëz, nën petkun "e veteranit" apo të "partizanit", nuk di nëse të merituar apo të pamerituar. Sigurisht, të gjitha këto ranë poshtë se kishte njerëz të ndershëm që mbështetes­hin vetëm tek e vërteta, siç ishin drejtuesit e mi gazetarë, Niko Nishku, Milto Ferra apo Sefedin Çela. Shpifjet do të binin poshtë ashtu siç po binin poshtë Kupat e sajuara, pra jo të vërteta, të Shqipërisë.

Kështu ka qenë ajo kohë dhe ngjarja me gjithë absurdin e saj ourellian, nuk mund të të shlyhet assesi, aq më tepër kur kujton se në fund të fundit, fjala ishte për "punë sporti", më saktë për numrin e vërtetë të Kupës së Republikës, tash Popullore Socialiste të Shqipërisë Komuniste. Kohë kur ende nuk guxonim as ne të shihnim përtej vitit 1944, kur Mbretëria e Pushtimi ishin Shqipëria reaksionar­e dhe fashiste bashkë.

Kështu, falë "Bashkimit", u bëra rregullues­i i edicioneve të Kupave të Shqipërisë, duke futur për herë të parë në Shqipëri edhe numërimin e saktë të kësaj gare të madhe me shifrat e edicionit vjetor. Për shembull: Kupa e 20-të e Shqipërisë për edicionin 1975-'76, e kështu me radhë. Nuk kisha bërë asnjë trimëri. Vetëm kisha ushtruar me pasion e ndershmëri profesioni­n dhe falë autoriteti­t të gazetës "Bashkimi" kisha provuar se Kupa e 50-vjetorit të Pavarësisë, Kupa e Çlirimit, Kupa e Kongresit të Përmetit, ajo e 500-vjetorit të Skënderbeu­t, apo turnetë e futbollit të Spartakiad­ave Kombëtare nuk ishin Kupa të Shqipërisë.

Ishin përpjekjet e para të zbehta të saktësimit të historisë nën regjim…

Forca e historisë së vërtetë…

Dhe e gjithë kjo histori, e cila do të shpalosej më tej në të ardhmen e "Librit të Artë" të Kupës së Shqipërisë, i plotësuar prej meje në shkrimin e "Sportit Shqiptar" më 8 korrik 1997, paraqitej kështu me fituesit e saktë të tij ndër vite:

1939 SK Tirana, 1948 Partizani, 1949 Partizani, 1950 Dinamo, 1951 Dinamo, 1952 Dinamo, 1953 Dinamo, 1954 Dinamo, 1957 Partizani,

1958 Partizani, 1960 Dinamo, 1961

Partizani,1963 SK Tirana, 1964 Partizani, 1965 Vllaznia, 1966 Partizani, 1968 Partizani, 1970 Partizani, 1971 Dinamo, 1972 Vllaznia, 1973 Partizani, 1974 Dinamo, 1975 KS Elbasani, 1976 SK Tirana (17 Nëntori), 1977 SK Tirana, 1978 Dinamo, 1979 Vllaznia, 1980 Partizani, 1981 Vllaznia, 1982 Dinamo, 1983 SK Tirana, 1984 SK Tirana, 1985 Flamurtari, 1986 SK Tirana, 1987 Vllaznia, 1988 Flamurtari, 1989 Dinamo, 1990 Dinamo, 1991 Partizani, 1992 Elbasani, 1993 Partizani, 1994 SK Tirana, 1995 Teuta, 1996 SK Tirana, 1997 Partizani.

Për të mbërritur deri më sot te Kupa e 67-të e Shqipërisë, kjo e 80vjetorit, e vitit 2019, do të duhej të përshkohes­him edhe te fituesit e këtyre 21 edicioneve të tjerë:

1998 Apolonia, 1999 SK Tirana, 2000 Teuta, 2001 SK Tirana, 2002 SK Tirana, 2003 Dinamo, 2004 Partizani, 2005 Teuta, 2006 SK Tirana,

2007 Besa, 2008 Vllaznia, 2009 Flamurtari, 2010 Besa, 2011 SK Tirana, 2012 SK Tirana, 2013 KF Laçi,

2014 Flamurtari, 2015 KF Laçi, 2016 KF Kukësi, 2017 SK Tirana, 2018 Skënderbeu.

Kjo është mbrojtja e historisë dhe, për ta realizuar atë, e vërteta është gjithnjë në sulm. Vonë kam mësuar se sentenca që përdoret tash e parë në futboll se "sulmi është mbrojtja më e mirë", qenka thënë për herë të parë prej Frederikut të Madh (1712-1786), në kuptimin më universal të zhvillimit të historisë.

Duke iu kthyer kuptimit të një Kupe Kombëtare futbolli, të cilën për njerëzimin e shpiku Anglia më 1872, kujtoj se Kupa e Shqipërisë ka qenë një ndër veprimtari­të më popullore në Shqipëri qysh kur "u shpik" për tokën arbnore në atë 22 janar 1939. Ndërsa sot ajo rrezikon të shuhet. Jo zhvillimi i saj. Por jehona, vlera, popullarit­eti, sociologji­a, gjeopoliti­ka kombëtare e saj. Ajo ka rënë edhe më fort se Kampionati Kombëtar dhe roli që luan për zhvillimin e futbollit në Shqipërinë e sotme është gjithnjë në rënie..

Kupa e Shqipërisë sot thuajse nuk emocionon askënd. Për të, rreth saj, me organizimi­n krejt të ngushtë, e për të cilën flitet vetëm në mënyrë komerciale: pra, kush po e fiton Kupën për të fituar të drejtën për të marrë pjesë thjesht për do përfitime financiare përmes Ligës së Europës. Në një kuptim tjetër, emocionet janë gati në zero. Them se po ashtu si për Kampionati­n Kombëtar, ka ardhur koha që të ndryshojë kryekëput edhe organizimi i Kupës së Shqipërisë, me pjesëmarrj­en, pse jo, të dhjetëra e dhjetëra skuadrave, deri afër njëqindësh­it madje, siç e organizojn­ë shumica e shteteve të Europës. Për shembull:

"Kupa e Francës - Legjendë e gjallë: 7246 skuadra pjesëmarrë­se, 130428 lojtarë, 8616 ndeshje të luajtura!"

Siç titullonte kështu para dokohe e çmueshmja e Parisit "France Football".

As më shkon ndërmend që të synojmë për të arritur këtu, sepse jemi shumë më të vegjël e modestë se Franca, ndonëse kemi zhvilluar Kampionat Kombëtar para saj dhe se qysh 80 vjet më parë kemi zhvilluar një Kupë të Shqipërisë me pjesëmarrj­en e 18 skuadrave. Vetëm e përmenda për të kuptuar më mirë "shuarjen" e Kupës së Shqipërisë së sotme dhe Mesazhin e Historisë.

Të vjen keq që nuk kuptohet sidomos tek ata që drejtojnë futbollin sot, që Kupa është masive, Kupa është simbol i shtrirjes së futbollit anë e kënd një shteti..

Duke qenë se janë zhdukur prej botimeve, duke qenë se për vite të tana janë futur keqas diku në "arkiv", ndonëse ky nuk ekziston, mbas shpalosjes së vërtetësis­ë të Kampi-

onateve Kombëtare, i jam futur Kupës së Shqipërisë dhe po këtu të botoj edhe të vërtetat e saj, historinë statistiko­re për të kuptuar sa meritën e Mbretërisë Shqiptare që e themeloi, por për hir të së vërtetës, edhe të Shqipërisë komuniste, që me gjithë luhatjet, në të shumtën ia arriti t'ia jepte seriozitet­in e duhur Kupës së Shqipërisë.

Po filloj me sot, për herë të parë në historinë tonë, statistikë­n e edicioneve të mbasvitit 1939, çka u takon viteve të para të pasluftës. Çka sigurisht, nëse na vonon një libër i posaçëm për to, do të vazhdojmë disi më mbas me shpalosjen e edicioneve pasardhëse.

Një rifillim i bukur "aventuresk" i Kupës së

Shqipërisë…

Kështu po titulloj, kur shoh aksionet "bizare" të pjesëmarrj­eve në të.

Ndërkaq, e çuditshme është se si Partia vonoi plot katër vjet të pasluftës për të organizuar Kupën e Shqipërisë.

Është 1948. Dhe kur vendos ta organizojë, thuajse shpërthen. Do të marrin pjesë plot 40 skuadra. Madje, edhe përfaqësue­sit e zonës fshatare të rretheve, skuadra të emërtuara për shembull, si "Rrethi i Korçës" apo "Rrethi i Vlorës". Tek janë këtu pra, absolutish­t të gjitha, të rreshtuara për herë të parë 40 skuadrat pjesëmarrë­se në Edicionin e 2-të të Kupës së Shqipërisë, që regjimi e quante të 1-rë! Dhe janë me emërtimet e tyre krejt origjinale e të paprekshme:

Lezha, Rrethi i Shkodrës, Saranda, Delvina, Kruja, Rubiku, Ballshi, Peqini, Puka, Kopliku, Pogradeci, Maliqi, Bilishti, Rrethi i Korçës, Kukësi, Bicaj, Peshkopia, Shupenza, Selenica, Rrethi i Vlorës, Përmeti, Rrethi i Gjirokastr­ës, Kolonja, Leskoviku, Kuçova, Patosi, Berati, Lushnja, Gjirokastr­a, Partizani II, Fieri, Elbasani, Korça, Shijaku, Kavaja, Vlora, Durrësi, Partizani, Shkodra, Tirana,

Tek është edhe historia e ecurisë së Kupës së parë shqiptare të pasluftës:

 ??  ??
 ??  ?? Një Partizan 1949-1950. Nga e majta: L.Boriçi, Parapani, Z.Gjinali, Bonati, Biçaku, Llambi, R.Laçej, Sakiqi, Keçi, Kurani, S.Emiri.
Një Partizan 1949-1950. Nga e majta: L.Boriçi, Parapani, Z.Gjinali, Bonati, Biçaku, Llambi, R.Laçej, Sakiqi, Keçi, Kurani, S.Emiri.
 ??  ??
 ??  ?? Kupa e Shqipërisë e vitit 1949
Kupa e Shqipërisë e vitit 1949
 ??  ?? Është Sportklub Tirana - fituese e Kupës së parë të Shqipërisë 1938-39. Lart nga e majta: trajneri S.Stërmasi, H.Balla, Z.Lisi, M.Plluska, R.Lushta, A.Karapici, M.Gurashi, S.Llambi, L.Jakova, zyrtari i klubit Xh.Sojli. Ulur nga e majta: H.Maluçi, A.Hobdari, F.Janku.
Është Sportklub Tirana - fituese e Kupës së parë të Shqipërisë 1938-39. Lart nga e majta: trajneri S.Stërmasi, H.Balla, Z.Lisi, M.Plluska, R.Lushta, A.Karapici, M.Gurashi, S.Llambi, L.Jakova, zyrtari i klubit Xh.Sojli. Ulur nga e majta: H.Maluçi, A.Hobdari, F.Janku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania