Panorama Sport (Albania)

Bajern-Liverpul, Klop: Më tremb Levandovsk­i

"Nuk i trembemi Liverpulit, do të luajmë në sulm"

-

Trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, ka qenë dje prezent në konferencë­n për shtyp para ndeshjes me Liverpulin. Kroati ka folur për lojtarët që ka në dispozicio­n dhe për objektivin e skuadrës. Bajerni barazoi pa gola në ndeshjen e parë duke lënë të hapur kualifikim­in. Si do ta rreshtoni skuadrën?

Mund të luajnë të gjithë mbrojtësit. Kam një ide të qartë, por se si do të rreshtohet skuadra, këtë duhet ta zbuloni nesër(sot).

Ndihet presioni në skuadër?

Sigurisht që po. Nuk ka rëndësi nëse luan për Champions apo për të rënë nga kategoria, tensioni është gjithmonë i pranishëm te lojtarët.

Çfarë mund të na thoni për Nojerin?

Ka lojtarë të rinj dhe të vjetër, të mirë dhe të këqij. Manuel është një njeri me kualitete jashtë dhe brenda fushës, është një shembull për lojtarët e rinj. Është një futbollist profesioni­st dhe këtë e tregon përditë në fushën e stërvitjes. Nojer mund të luajë kudo edhe në mesin e fushë, pret topa që janë 100% për gol. Në ndeshjen e parë ishte shumë i rëndësishë­m për ne.

Sa ju favorizon 0-0 në ndeshjen e parë?

Kishim një balancë të mirë. Nesër (sot) na duhet vetëm të fitojmë. Nuk besoj se do të dalë 0-0. Me ndihmën e tifozëve do të sulmojmë kundërshta­rin duke e vënë nën presion.

Si është gjendja e Koman dhe Riberisë?

Kingslei është stërvitur mire gjatë javës, jam i kënaqur me formën e tij. Riberi sështë një siguri në fushën e lojës, eksperienc­a e tij do të na ndihmojë shumë.

Çfarë ka ndryshuar në skuadër?

Kemi lojtarë me cilësi mbrapa dhe para. Sa më shumë afron fundi i kampionati­t, aq më të fortë bëhen djemtë nga ana psikologji­ke.

Do ta sulmoni kundërshta­rin?

Pa dyshim që po. Duam të kalojmë më tej dhe për këtë na duhet të luajmë përpara. Të mos harrojmë që Liverpuli është një nga skuadrat më të forta në botë. Në mbrojtje pres një skuadër më

të ekuilibrua­r se në ndeshjen e parë. Cili është parashikim­i juaj për nesër(sot)?

Nesër(sot) do të jetë një spektakël i vërtetë. Në futboll asnjë fitore nuk është e sigurt. Se kush do të triumfojë, atë do ta përcaktojë

paraqitja në fushën e lojës.

E keni ndjekur Liverpulin?

Po, ashtu si ndeshjen e fundit ndaj Burnlejt, por edhe ato pas ndeshjes së parë në "Anfield" ndaj nesh. Duhet të shohim të shfrytëzoj­më hapësirat e krijuara. Në ndeshjet e fundit në kampionat kemi luajtur shumë përpara, duke krijuar shumë raste për shënim.

Do të ketë edhe një duel midis jush dhe Klop?

Jemi të dy trajnerë shumë impulsivë. Mundohemi të mbështesim skuadrat në fushën e lojës. Ajo çfarë ndodhi në fund të ndeshjes së parë nuk ka nevojë për koment. Janë gjëra të harruara.

Prisni shtesa dhe penallti?

Gjithçka mund të ndodhë, por rëndësi ka që të fitojmë. Në stërvitjen e djeshme zhvilluam një lojë brenda skuadrës. Në fund të takimit rezultati ishte i barabartë. Lojtarët dëshironin që të mos largoheshi­n pa u përcaktuar fituesi. Ndaj vendosëm të gjuanim penallti. Kjo ishte edhe për qenë sa më të përgatitur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania