Panorama Sport (Albania)

Zgjidhje nga “ajri”, hapet thesi në Vlorë

Dritë jeshile për financat, e konfirmon Sinan Idrizi

-

Zgjidhet zyrtarisht çështja e pagave në Vlorë. Lojtarët pritet që të marrin paratë në ditët në vazhdim, pas ngërçit disamujor. Administra­tori Sinan Idrizi, pasi ka pritur që zgjidhja të vinte nga Këshilli Bashkiak i Vlorës për detyrimet e prapambetu­ra që t'i ktheheshin me qëllim që të paguante ekipin apo t'i kthente një përgjigje bordit, e cila nuk ka ndodhur, ka mundësuar vetë zgjidhjen. Kompania ajrore "Air Albania", ku Idrizi është bashkëpron­ar, duke pasur një pjesë të aksioneve do të mundësojë pagesat e prapambetu­ra të lojtarëve të Flamurtari­t. Një fakt të tillë e konfirmoi për "Panorama Sport" vetë Sinan Idrizi. "Pritëm që Këshilli Bashkiak të vepronte. Mirë që nuk po më kthejnë lekët që unë kam paguar pa të drejtë, por ka muaj që nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje zyrtare për dosjet që kam dërguar. Nuk u kërkoj lekë, pasi nuk dua t'i vë në vështirësi, thjesht të më japin një shkresë që t'ia paraqes bordit se jap edhe unë llogari. Në kushtet kur nuk më është kthyer asnjë përgjigje, jam i detyruar të veproj vetë. Do ta zgjidh ndryshe. Kompania ajrore 'Air Al- bania' do të bëjë të mundur pagesat e lojtarëve. Nuk mund të presim pafund. Marrim detyrimet që na takojnë dhe do u japim rrogat lojtarëve", deklaroi Idrizi.

Agustin Torasa është i pavendosur për rikthimin te Flamurtari.

TORASA I DYZUAR

Argjentina­si u ka dërguar një mesazh drejtuesve të klubit, ku bie në sy se pas largimit duket se është në mëdyshje për t'u kthyer në Vlorë. Pavarësish­t se Flamurtari i ka prerë biletën e kthimit, mesfushori ende nuk po duket në horizont. "Panorama Sport" mëson se drejtuesit e klubit pasi kanë mësuar dështimin e transfertë­s në Kinë të Torasës pas falimentim­it të klubit atje, i kanë kërkuar rikthimin në Vlorë. Por, vetë mesfushori duket se është i dyzuar për këtë gjë. Kjo e përforcuar edhe më shumë te një mesazh që argjentina­si i ka dërguar administra­torit Sinan Idrizi. "Panorama Sport" zbulon se në këtë mesazh, Torasa i shkruante Idrizit se edhe mund të kishte gabuar me largimin drejt Kinës, duke u nxituar.

Pak ditë më parë, administra­tori Sinan Idrizi, tha: "Torasa do të kthehet në Vlorë. Jam shumë i sigurt se lojtari do të kthehet këto ditë te Flamurtari dhe do t'i bashkohet ekipit. Torasa ka qenë një djalë korrekt me klubin, ka pasur marrëdhëni­e korrekte dhe do të jetë menjëherë në Vlorë", tha Idrizi.

ÇFARË THA IDRIZI ERMAL SIKA

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania