Panorama Sport (Albania)

Partizanin e “zë” autobusi i ri, Luftëtari i përmbys

Telushi supergol, por vendosin Fili dhe R. Hoxha

- VLADIMIR MEMA

Makthi i Kupës për Partizanin duket se do të vazhdojë, pasi kanë 12 vite që nuk shkojnë në gjysmëfina­le. “Demat” ishin favoritë për ta thyer këtë tabu 12vjeçare, por Luftëtari i ka gjunjëzuar dje të besuarit e trajnerit Skënder Gega, pasi mori një fitore me përmbysje. Të kuqtë me sa duket i kishte zënë dje autobusi i ri, pasi rezultati i ndeshjes së parë çerekfinal­e ishte surprizues. Partizani ishte pritës në këtë takim, por duke ditur se luhej pa tifozë dhe për të mos rënduar fushën e stadiumit “Selman Stërmasi”, ku sot luan Tirana me Laçin, të kuqtë e pritën Luftëtarin në “Elbasan Arena”. Pjesa e parë u mbyll me fitoren 1-0 të “demave”, me golin e Telushit të shënuar në minutën e 42-të. Pjesa e dytë dominohet me volum loje nga Partizani, por gjirokastr­itët shënuan dy gola, me Filin në minutën e 54-t dhe Rustem Hoxhën në të 90-ën, duke i përmbysur të kuqtë. Me këtë fitore në transfertë, gjirokastr­itët e kanë vetë në dorë fatin e kualifikim­it për në gjysmëfina­le të Kupës. Partizani i djeshëm u tradhtua edhe nga reparti që është konsiderua­r si më solidi, mbrojtja dhe portieri Hoxha, ndërsa sulmi vijon luhatjet e zakonshme.

PJESA E PARË- Trajneri Skënder Gega u besoi lojtarëve të formacioni­t bazë, por me Hebajn në majë të sulmit, i cili nuk diti të finalizojë rastet që iu paraqitën. Trajneri Ahmataj e nisi takimin me një rrotacion të lehtë, ku debutoi portieri Edvan Bakaj. Partizani është më kërkues në start, ndërsa Luftëtari mundohet ta ekuilibroj­ë lojën, kryesisht në mesfushë, por në të dyja kampet dalin në pah pasiguritë e lojtarëve. Në minutën e 15-të Hebaj humbet një mundësi shënimi. Miqtë kanë vështirësi për të nxjerrë topin nga zona e tyre, ku nuk munguan edhe dhurimet e topave për të kuqtë, të cilët tregohen të mefshtë dhe të pasigurt në finalizim. Ndikim në lojë pati edhe era e fortë që fryn gjatë ndeshjes. Në minutën e 42-të zhbllokohe­t rezultati, ku në skenë del sërish Bruno Telushi, që realizon me një gjuajtje të fortë tokazi. Fillimisht topi përplaset në shtyllën pingule dhe përfundon në rrjetë.

PJESA E DYTË- Të kuqtë e nisin me një zëvendësim fraksionin e dytë, ku Rexhepi i lë vendin Dukës dhe Atanda kthehet në qendër të mbrojtjes. Që në minutën e dytë të kuqtë kanë një mundësi dyfishimi me Malën, por largon Rustem Hoxha. Në të 54-ën Luftëtari i barazon shifrat me Filin, pas një ekzekutimi perfekt të një skeme në goditje standarde. Te goli i pësuar gaboi Ibrahimi në kërcim dhe më pas portieri Hoxha që doli keq. Pas golit të barazimit, frenat e lojës i merr në dorë Partizani dhe loja u zhvillua në 30 metrat e fundit të fushës së Luftëtarit. Në të 57ën Hebaj ka një mundësi për të shënuar golin, por nuk mundet. Dy minuta më pas Gega e zëvendëson me Çinarin dhe me këtë lëvizje Bardhi kalon në majë të sulmit. Te Luftëtari del Hanti dhe në fushë futet Rapa. Në të 60-ën portieri Bakaj grushton topin e gjuajtur nga Telushi nga goditja standarde. Partizani krijon volum loje nga krahët duke e mbyllur Luftëtarin në portën e tij, por nuk e gjen dot rrugën e golit. Gega largon Ibrahimin dhe në fushë futet Mensah, me qëllim që të shtohet forca sulmuese, por pa rezultat. Ahmataj e freskoi formacioni­n me Dungën dhe Rapon në vend të Nezirit dhe Ymerajt. Miqtë mbrojnë mirë, ndërsa të kuqtë mbeten të përgjumur në mbyllje të aksioneve, por edhe të fundit të takimit. Pikërisht, nga një përgjumje e mbrojtjes në minutën e 90-të, pas krosimit të topit nga këndi, Rustem Hoxha, i pamarkur e dërgon në rrjetë topin e grushtuar nga portieri Alban Hoxha. Me këtë gol Luftëtari e gjunjëzoi Partizanin në ndeshjen e parë çerekfinal­e të Kupës.

 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Gjirokastr­itët duke festuar golin e Rustem Hoxhës
Foto: F. Hazizllari Gjirokastr­itët duke festuar golin e Rustem Hoxhës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania