Panorama Sport (Albania)

“Fitore e madhe, por asgjë nuk ka mbaruar”

-

Rustem Hoxha ka qenë një nga më të mirët për Luftëtarin në fitoren që arritën dje ndaj Partizanit, për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Mbrojtësi durrsak bëri gjithçka mirë dje, fillimisht duke neutralizu­ar sulmuesit e kuq, si dhe shpëtuar portën gjirokastr­ite. Por, Rustem Hoxha dalloi edhe në fazën sulmuese, pasi dha asistin e golit për Filin dhe në minutën e fundit të ndeshjes shënoi golin e fitores dhe të shpresës për t’u kualifikua­r për Luftëtarin. Ndonëse kanë fituar ndeshjen e parë në transfertë, mbrojtësit tregohen me këmbë në tokë, për vetë specifikën që ka Kupa, që luhet me dy takime. “Më vjen mirë për golin e shënuar, sepse arritëm të fitonim një ndeshje të vështirë. Megjithatë, Kupa ka një specifikë ndryshe, pasi është me ndeshje kthimi, ndaj mundësitë janë akoma 50 me 50. Kundërshta­r kemi një ekip të fortë, që është në vend të parë në kampionat” u shpreh fillimisht Hoxha pas ndeshjes për “Panorama Sport”. I pyetur se a ka ndonjë dedikim për golin që i shënoi dje Partizanit, Rustem Hoxha u shpreh: “Këtë gol ia dedikoj vajzës sime. E kishim përgatitur shumë mirë sfidën, ku synonim të merrnim një rezultat pozitiv, edhe pse ndoshta nuk e kishim menduar këtë rezultat”. Suksesi i djeshëm i Luftëtarit ishte në Kupë, por llogaritë me kampionati­n i kanë akoma të pambyllura për mbijetesën. “Mendoj se deri në fund do të jetë një luftë e fortë, ku ne do të bëjmë maksimumin dhe besoj që kemi kualitetin dhe grupin që të arrijmë objektivin, mbijetesën”, përfundoi mbrojtësi Rustem Hoxha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania