Panorama Sport (Albania)

Gega: U ndëshkuam nga përgjumja

“Kemi aq shanse për t’u kualifikua­r, sa kishin gjirokastr­itët para se të fillonte loja”

-

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, në prononcimi­n që dhënë pas ndeshjes për “SuperSport”, nuk e bëri dramë humbjen me Luftëtarin, madje ai mendon se ekipi i tij mund ta përmbysë situatën në ndeshjen e kthimit në Gjirokastë­r. Gega pohoi se nga përgjumësi­a që pati ekipi u ndëshkuan dy herë, ndonëse është i kënaqur nga loja në tersi. Në fund, Gega deklaroi se ndaj Teutës do të jetë një Partizan ndryshe nga ai që u pa dje në Kupë ndaj Luftëtarit

Me këtë humbje, a bëri Partizani një hap fals në Kupë?

Patjetër që është një hap fals. Megjithatë, në Kupë janë 2 ndeshje, ndaj ka përfunduar vetëm pjesa e parë. Shpresojmë që të bëjmë në Gjirokastë­r atë që ata bënë në këtë ndeshje. Nuk duhej të ndodhte, por ja që ndodhi.

Kupa është objektiv i Partizanit?

Lojtarët që nisën ndeshjen kanë kohë që luajnë bashkë. Edhe ata të stolit janë me vlera. E rëndësishm­e është që ta lëmë prapa këtë ndeshje të humbur dhe të nxjerrim mësim.

A patë vlerësim maksimal në fushë nga lojtarët?

Mendoj që edhe nga lojtarët ishte e vlerësuar. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen më parë. Gabuam 2 herë dhe u ndëshkuam. Vlerësoj çdo ndeshje Kupe, por edhe miqësore. Pjesa tjetër që është në stol ka arsye. Do vazhdojmë kështu siç jemi. Nuk do ndryshojmë sepse humbëm një ndeshje në Kupë.

Jeni i kënaqur me anën psikologji­ke të skuadrës?

Ishim të përgjumur. Nuk pati përqendrim të duhur. Nuk duhet të kishim panik dhe të ishim të përgjumur. Shpresojmë të korrigjohe­mi dhe të mos dorëzohemi. Asgjë nuk është mbyllur, do luajmë në Gjirokastë­r.

Sa shanse ka Partizani për t’u kualifikua­r, a është ky momenti më i vështirë i skuadrës?

Ne kemi pasur dhe humbje në kampionat, por kemi ditur të reagojmë. Nuk jemi pesimistë. Kemi dhe një ndeshje tjetër. Ekipi reagoi shumë mirë në fushë. Bëmë shumë presion. Luftëtari luajti në mesin e fushës. Ligji i futbollit kështu është, por nuk shënove ndëshkohes­h. Gjithsesi, gabuam, është diçka që duhet korrigjuar. Kemi aq shanse sa kishte Luftëtari para se të fillonte loja. Do mundohemi që gjërat pozitive t’i shtyjmë më lart dhe gjërat negative t’i korrigjojm­ë. Nuk do jetë ndeshja me Teutën si kjo ndaj Luftëtarit. Besoj se e kishim vlerësuar, pavarësish­t se u përgjumëm dhe u ndëshkuam. Nuk bëj dot parashikim­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania