Panorama Sport (Albania)

Moti i ftohtë tkurr VIP-at, drejtuesit preferojnë kabinat

- Vladimir Mema

- Para fillimit të sfidës, trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj, shkoi te pankina e Partizanit për të takuar kolegun e tij Skënder Gegën dhe stafin. Edhe në fund trajnerët shtrënguan duart me njëri-tjetrin. - Ndeshja u zhvillua pa praninë e tifozëve. Çdo zyrtar apo gazetar që do të hynte në stadium duhet të kishte emrin në listat e klubeve, në mënyrë që të mos kishte asnjë person të paautorizu­ar në ambientet e stadiumit. - Forca të pakta të policisë qëndruan jashtë stadiumit, teksa në tribuna nuk kishte asnjë person me uniformë policie. Pak prej tyre qëndruan edhe në ambientet e brendshme të stadiumit. - Ndeshja u zhvillua në një mot të vështirë dhe me erë të fortë. Ndonëse termometri shënonte 10 gradë, era e bënte motin shumë më të ftohtë. - Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, mungoi në këtë sfidë, por i pranishëm ishte drejtori i përgjithsh­ëm, Olsi Rama. Fillimisht qëndroi në tribunë, por i ftohti bëri që të futej brenda. Ndërkohë, i pranishëm ishte edhe presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, i cili gjithashtu nuk i bëri ballë te ftohtit duke qëndruar në një nga kabinat e stadiumit. Pothuajse të gjithë kishin hyrë nëpër kabina dhe në tribunën VIP nuk kishte me shumë se tre zyrtarë. -Gega i bën me shenjë Asanit t’i krosojë më lart goditjet e këndit, pasi krosimet e ulëta neutralizo­heshin nga kundërshta­rët. Vërejtja u korrigjua në krosimet pasardhëse, kryesisht nga këndi. - Pas një vendimi të kryesorit për të mos akorduar një goditje dënimi në favor të skuadrës së tij, tekniku i Luftëtarit, Julian Ahmataj, pati pretendime­t e tij ndaj kryesorit të takimit. - Për një moment, mbrojtësi Rexhepi humbi qetësinë, ku dërgon një top pa adresë. Duke përfituar nga një ndalesë loje, Gega e afroi duke e këshilluar. - Edhe pse pësoi një gol në fund të sfidës, Alban Hoxha u mundua të mos e tregojë mërzitjen te fansat e tij. Pas përfundimi­t të ndeshjes, kapësit e topave iu afruan duke kërkuar nga një foto me kapitenin e kuq, i cili nuk nguroi t’ua plotësonte dëshirën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania