Panorama Sport (Albania)

Ahmataj: Nuk jemi kualifikua­r ende, ja pse bëra rrotacion

-

Luftëtari i trajnerit Julian Ahmataj i ka befasuar të kuqtë në ndeshjen e parë çerekfinal­e të Kupës. Përpos suksesit, për Ahmatajn kualifikim­i nuk zgjidhet në ndeshjen e parë. Në deklaratën që dha pas ndeshjes për “SuperSport”, trajneri nuk preferoi të zgjidhte mes mbijetesës së sigurt në kampionat apo suksesit në Kupë. Me këtë fitore, a është Luftëtari më pranë kualifikim­it? Asgjë nuk zgjidhet në ndeshjen e parë. Duhet të luajmë futboll dhe të vazhdojmë me atë ecuri që kemi bërë gjatë kësaj periudhe. Partizani na vuri në vështirësi dhe patëm mundësi për ta ndëshkuar dhe me gol tjetër. Patët vështirësi në finalizim? Lojtarë të veçantë kanë ardhur vonë në janar. Nuk kanë kondicion për të përballuar 90 minuta. Ishte mendim i juaj për t’i kursyer disa lojtarë? Kemi një grup lojtarësh që duhet t’u japim besim dhe të shprehen në fushë. Kemi grup prej 16-17 lojtarësh, të të njëjtit nivel. Ishte koha për rrotacion. Do të zgjidhnit mbijetesë të sigurt apo Kupën për Luftëtarin? Nuk mund t’i jap përgjigje kësaj pyetjeje. Duhet t’i përgjigjem në nivel më të lartë. Unë punoj për të stërvitur skuadrën. Vuajtët pak me Xhekson në të majtë... Xhekson është lojtar inteligjen­t. Në momente të caktuara lodhja bën të vetën, ka raste kur neglizhon, por jo se nuk i ka aftësitë për ta bërë mbrojtjen. Jam munduar ta dubloj, sepse Asani bëhej i rrezikshëm një kundër një. Këtë herë ju solli fat Elbasani, qyteti i lindjes, në dallim nga Kukësi, a është gjysmëfina­lja një motiv më shumë për Luftëtarin? Nuk është mbyllur çështja e Kupës. Nuk mbyllet çdo gjë në një ndeshje. Kemi marrë rezultat që na favorizon, por vetëm kaq. Mund të dështosh një ndeshje dhe dështoi kompeticio­ni. Lojtarët duhen ushqyer sikur është ndeshja e * fundit. Mund të vijë një dëmtim, për çdo sfidë, për çdo ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania