Panorama Sport (Albania)

Spektakël në Durrës, Teuta streson Kukësin

Verilindor­ët nuk ruajnë dot avantazhin, fiken për 4 minuta

- ZAMIR QYPI

Ç menduri në "Niko Dovana", Teuta streson Kukësin për 4 minuta. Ndeshja e parë çerekfinal­e prodhoi spektakël pa fund. U shënuan 4 gola dhe po aq shtylla, por në fund gjithçka u mbyll në barazim 2 me 2. Në letër të favorizuar janë verilindor­ët, e megjithatë për bregdetarë­t shpresat nuk janë shuar. Me çdo fitore në kthim ose një barazim 3-3 do të jetë ekipi i Bledi Shkëmbit ai që do të prekë gjysmëfina­let e Kupës së Shqipërisë. Për miqtë ishin Rexhinaldo dhe Shkurtaj që konkretizu­an dy superaksio­ne në të 55-ën dhe 54-ën. Shanset për të shënuar të tretin ishin, por shpërdorua­n pa fund. Dhe kur menduan që u mbyll gjithçka, e pësuan. Bushiç dhe Hakaj shfrytëzua­n gabimet e qendrës së mbrojtjes dhe shmangën humbjen në të 85-ën dhe 89ën.

PJESA E PARË

Loja nis me ritëm. Edhe pse iniciativa i takon Teutës, Kukësi shfaqet më i rrezikshëm sapo kalon gjysmëfush­ën. Në të 10-ën Rexhinaldo merr një top nga Ethemi, por në momentin final nuk koordinohe­t siç duhet dhe e djathta e tij s'ka shënjestër. Kundërpërg­jigjet Bushiç me kokë, por rezultati është i njëjtë. Vendësit qarkullojn­ë topin dhe mundohen që të rrezikojnë me goditje standarde, por portieri Frashëri reagon mirë pas gjuajtjes së Prognit në të 29-ën. Një minutë më vonë Rexhinaldo harkon nga e majta për Rrocën, por gjuajtja e fantazisti­t nuk është e duhura. Mozambikas­i, edhe pse merr një goditje në shpinë, nuk e humbet rrezikshmë­rinë. Shërben për Çyrbjen në të 42ën, por topi i shijakasit me të majtën përfundon pak mbi traversë. E megjithatë, në të 45-ën zhbllokojn­ë shifrat me një aksion fantastik. Çyrbja shërben për Rrocën, ky i fundit kombinohet shkurt me Rexhinaldo­n dhe merr sërish kontrollin e topit, e pasi shkon pranë këndores harkon për numrin "9", i cili me të djathtën nuk fal. Mbrojtja durrsake e gjitha në gjumë në fundin e kësaj pjese.

PJESA E DYTË

Bledi Shkëmbi ndryshon diçka dhe lë Prognin në dhomat e zhveshjes për t'i dhënë hapësira Uendi Vecajt, nga ana tjetër Armando Cungu bën një zëvendësim të

detyruar në të 47-ën, pasi Rexhinaldo nuk i përballon dot më dhimbjet në shpinë, ndaj aktivizon Shkurtajn. Loja rinis mirë për Teutën, por si Arapi dhe Kallaku nuk kanë shënjestër. Kur kronometri shënonte të 54-ën minutë vjen goli i dytë për

miqtë, i cili ishte i gjithi manual dhe me 5 lojtarë protagonis­të. Kombinimin me vetëm një takim mes Ethemit, Limajt, Rrocës e Çyrbjes dhe ky i fundit shërben me spond për Shkurtajn, që pasi shmang bukur në zonë Osmanin, me të djathtën çon shifrat në 0-2. Dy minuta më vonë mund të gjenin të tretin gol, por e majta e Rrocës bllokohet nga Sidibe. Në të 64-ën S.Frashëri bën shpëtimtar­in pas një kombinimi të bukur mes Latif dhe Traores. Aksioni në fakt vazhdoi me Kallakun, por gjuajtja e tij jashtë zone gjeti vetëm rrjetën e jashtme. Minutat kalojnë dhe vendin e golave e zënë shtyllat. Ishte e 67ta minutë, kur Rroca trondit pingulen nga 27 metra. Ndërsa dy minuta më vonë, pas një rrëmuje në zonë, Rama i sapofutur nga stoli has në rezistencë­n e Hidit. Kur vjen e 77-ta minutë, loja është e gjitha për vendësit. Kallaku gjuan me të djathtën nga një goditje dënimi, por prek vetëm traversën. Shtylla i bëhet makth edhe pas dy minutash, teksa Avdylit i mohohet goli pas asaj predhe fantastike nga 25 metra. E megjithatë, përpjekjet gjejnë rezultat në të 85-ën, kur Kallaku nxjerr të lirë Bushiçin, i cili pasi i shmanget Shametit gjuan me të djathtën dhe topi i tij, pasi devijohet nga Krasniqi, shkon në rrjetë dhe 1-2. Qendra e mbrojtjes së Kukësit është në kolaps total dhe në të 89-ën ndëshkohen sërish. Rrezikon fillimisht Bushiç, por topi ndalet në shtyllë. Gjithsesi, Hakaj nuk heq dorë dhe ndjek aksionin, duke gjuajtur saktë me të djathtën dhe barazuar gjithçka në 22. Festa për Teutën është legjitime, ndërsa Kukësi nuk u beson syve.

 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Çast nga ndeshja e djeshme në Durrës
Foto: F. Hazizllari Çast nga ndeshja e djeshme në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania