Panorama Sport (Albania)

"Lojtarët me eksperienc­ë e mbajnë Teutën, nuk mund të gjejë fajtorë”

-

Bledi Shkëmbi ka mbetur më shumë se i kënaqur për barazimin në finish, ndërsa hapur ka vlerësuar reagimin e skuadrës. Gjatë intervistë­s së dhënë pas ndeshjes për "SuperSport", trajneri i durrsakëve ka analizuar edhe gabimet, e megjithatë thekson se nuk kishte "tradhti", pasi lojtarët me eksperienc­ë po e mbajnë Teutën. I kënaqur për reagimin që skuadra pati? Të jem i sinqertë, jam i kënaqur me rezultatin për mënyrën si erdhi loja. Patëm raste, për fat të mirë shënuam 2 gola dhe çdo gjë mbetet e hapur për ndeshjen e ardhshme. Më vjen mirë për Bushiç, si ndeshje e parë dua ta mendoj se ishte diçka pozitive. Megjithatë, kemi probleme dhe duhet t'i përmirësoj­më. Gabuam në mbrojtje, pësojmë gola të thjeshtë. Sidibe s'po e bën mirë filtrin... Ndoshta fat i keq, por sot (dje) Sidibe nuk ishte në formë maksimale. Pa i hequr meritë kundërshta­rit, këta janë gola që nuk duhet t'i pësojmë. Dua të shohim përpara, pozitivish­t. Edhe Arapi, Osmani apo Sidibe kanë ditët e tyre jo të mira. Funksionoj­më si skuadër, personalis­ht mendoj se patëm 2 raste në pjesën e parë për të kaluar në avantazh. Futbolli kështu është. Ishte ky një leksion për ju, duke u kërkuar lojtarëve ekspertë të mos gabojnë në bllok? Në disa situata apo momente të veçanta mendoj si futbollist. Asnjëherë nuk ka qenë një "tradhti", futbolli është kështu. Ndoshta edhe lojtarët që ti ke besim nuk janë në ditën më të mirë. Dhe për mua ndodhi pikërisht kjo. Janë ata që e mbajnë Teutën në këto nivele. Për një ndeshje apo 2 nuk duhet të gjejmë fajtorët. Kush ka më shumë shanse për të kaluar? Kemi shanse të barabarta. Ju gëzon gjendja psikologji­ke që do t'i vijë në ndihmë skuadrës? Pjesa e dytë na bën mirë, sidomos nga ana psikologji­ke. Bëmë futboll të mirë, patëm disa momente që nuk ishim të përqendrua­r. Për vazhdimësi­në na bën mirë barazimi që arritëm në disavantaz­h. Nga nesër (sot) do nisni përgatitje­t për Partizanin? Kur janë ndeshjet kaq afër, duhet të përgatitem­i. A është cenuar gara e Kupës me atë që i ndodhi Kamzës? Është fati i Skënderbeu­t. Të gjithë do ishin të kënaqur t'u kishte rënë me Kamzën. Shorti i Kupës varet edhe nga rezultatet e vjetshme. Është meritë e Skënderbeu­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania