Panorama Sport (Albania)

Gjici: Titullin e fiton Kukësi

"Të kuqtë vazhdojnë në krye derisa t'iu mbajnë gjunjët, në fund kampione do të shpallet skuadra ime"

-

"Partizanit i mbajnë gjunjët deri në mars". Kjo deklaratë e presidenti­t të Kukësit, Safet Gjici, dhënë për "Panorama Sport" më 21 janar, hapi jo pak polemika. Megjithatë, të shumtë ishin ata që nisën të ironizonin me Gjicin, duke parë edhe ecurinë e mirë të "demave" gjatë këtij viti. Tani që jemi në mesin e muajit mars, Gjici rikthehet të flasë për titullin, duke "provokuar" sërish të kuqtë, të cilët dje humbën ndeshjen e parë çerekfinal­e ndaj Luftëtarit, ndërsa Kukësi barazoi 2-2 në Durrës. I ftuar në emisionin "Kampionët" në televizion­in "Vizion Plus", kreu i klubit kuksian foli i bindur se ekipi i tij do të fitojë titullin në fund. "Partizanin e kemi lënë përpara si puna e një gare me biçikleta. Do të vazhdojë i pari derisa t'i mbajnë gjunjët. Po nuk e lanë, do vazhdojë. Është në garë edhe Teuta, nuk është shumë larg nesh dhe Partizanit. Por, unë di të them se në fund Kukësi do të ngrejë trofeun. Kjo është bindja ime, por ne nuk shohim Partizanin, por fitojmë ndeshjet tona. Cilës skuadër do t'i mbajnë gjunjët deri në fund, ajo do të shpallet kampione. Ne do jemi kampionë dhe Partizani do të jetë i dyti", deklaroi fillimisht Gjici.

PRESIONI

Gjici është "akuzuar" shpesh se fut presion më tepër seç duhet në skuadër, por ai e kundërshto­n me forcë këtë. Sipas tij, një lojtar apo trajner që vjen te Kukësi, e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë. "Kjo puna e presionit në skuadrën time është më shumë një muhabet analistësh në disa studio televizive. Këtë e kemi si ushqim të përditshëm. Kukësi në fakt është mësuar me presionin, sepse kemi fituar trofe. Kjo është një gjë normale, por nuk duhet ngatërruar. Te Kukësi ka kërkesë llogarie, jo presion", sqaroi presidenti. Në fund, i pyetur sa e cenon garën përjashtim­i i Kamzës, Gjici u shpreh: "Ne nuk përfitojmë shumë nga Kamza, pasi kemi luajtur. Partizanit do t'i shkojmë prapa avashavash dhe jemi të bindur se kështu mund ta kapim".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania