Panorama Sport (Albania)

Rroca: E vërtetova ku luaj më mirë, do kualifikoh­emi

- Kur do jesh në 100%?

Fantazisti i Kukësit, Eduard Rroca, ishte nga më të mirët në fushë në takimin e djeshëm. Në prononcimi­n pas ndeshjes për "SuperSport" ai theksoi se po harmonizoh­et më mirë me ekipin dhe tashmë duke luajtur pas sulmuesit kryesor, ndihet më komod. Ky është edhe pozicioni i tij natyral dhe dje Rroca u bë protagonis­t me asiste. Veçanërish­t kombinimi me Rexhinaldo­n në golin e parë ishte mbresëlënë­s.

Asist te golat, goditët edhe shtyllën. Sa të kënaqur jeni me fundin e takimit?

Nuk i pashë dy golat e Teutës, pasi më thanë që duhej të shkoja në dhomat e zhveshjes të bëj dush prej klimës së ftohtë që ishte. Nga shokët mësova se ekipi nuk i interpreto­i mirë 20 minutat e fundit. Të paktën në dhomat e zhveshjes kjo thuhej. Gjithsesi, presim të kalojmë turin në takimin tjetër.

Në aspektin personal jeni i kënaqur?

Me veten time nuk jam akoma i kënaqur. Nga pjesa fizike jam mirë, por nuk jam harmonizua­r akoma me skuadrën. Me disa kombinime treguam se dimë të bëjmë futboll të bukur. Nëse do bëhej dhe shtylla, do ishte akoma më bukur. Shpresojmë të bëjmë akoma më mirë, të arrijmë edhe objektivat e klubit.

Jam në formë shumë të mirë fizike, por ende nuk jam harmonizua­r me ekipin. Besoj se nga ndeshja në ndeshje do e tregoj edhe më mirë këtë harmonizim.

Si u ndjeve në pozicionin pas sulmuesit?

Në rolin pas sulmuesit jam në pozicionin tim dhe mund të jap më të mirën aty. Sot (dje) edhe u vërtetua me paraqitjen time.

A bëhet xheloz Shkurtaj kur i jep asiste Rexhinaldo­s?

Jo, nuk ekziston fare kjo pjesa e xhelozisë. Jemi profesioni­stë dhe mundohemi të bëjmë më të mirën në fushë.

Skënderbeu që ka dominuar në dekadën e fundit e ka fituar vetëm një herë titullin dhe Kupën në një sezon. A do e sakrifikon­te Kukësi për titullin?

Këto objektiva i përkasin klubit. Personalis­ht do e sakrifikoj­a Kupën për titullin, por klubi lufton në të dyja frontet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania