Panorama Sport (Albania)

"Humbasin" topat, reziston Rexhinaldo

-

Ftohtë, pak tifozë, por spektakël në fushë dhe katër gola që palët i shijuan në mënyrën e tyre. "Panorama Sport" ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme. * Kukësi e nisi lojën me 10 futbollist­ë, pasi mesfushori Arbër Çyrbja, i cili ka qenë kapiten i Teutës në sezonin e kaluar, pati një problem me këpucët. Nuk kaluan sekonda dhe ai u fut në fushë. * Skuadra e Armando Cungut nuk plotësonte dot as numrin e nevojshëm të lojtarëve në stol prej mungesave që kishte. Rrumbullak­u, Cuculi dhe Melo nuk ishin grumbullua­r për shkak të dëmtimeve, ndërsa në stol ishin vetëm 5 lojtarë: Gomis, Rama, Shkurtaj, Joti dhe Xhemaili. * Sulmuesi i Kukësit, Arturo Rexhinaldo, u dëmtua në minutën e 38-të, por rezistoi dhe nuk pranoi të zëvendësoh­ej. Kjo i solli fat, teksa shënoi golin e parë më pas. Mirëpo, sapo nisi pjesa e dytë, edhe pse shtrëngoi dhëmbët, mozambikas­i la fushën pa kaluar dy minuta lojë. * Pak topa në dispozicio­n pas portave apo rreth pistës. Madje një prej tyre që humbi, bëri që loja të vonohej. Një moment ilariteti, pasi "sfera" u gjet më pas nga një prej fëmijëve pas autoambula­ncës. * Presidentë­t respektivë, Edmond Hasanbelli­u dhe Safet Gjici, e ndoqën ndeshjen së bashku. Ai i Kukësit u shfaq në stadiumin "Niko Dovana" me një kapuç, ku shkruhej edhe emri i klubit që drejton. * Të pranishëm në tribunën qendrore ishin disa ishlojtarë të Teutës ndër vite si Haxhi Ballgjini, Vladimir Ajazi, Xhevahir Kapllani, Mikel Furxhi dhe Bledar Hodo. * Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, që në minutat e para shfaqet në tension, madje nuk kursehet as me lojtarët, që nuk bëjnë atë që duhet. Edhe trajnerin e Kukësit, Armando Cungu, nuk e zë vendi. Ai irritohet me Dzarian në minutën e 4-t, ndërsa kulmi arrin me portierin Frashëri. "Jepe te Xhimi o Frashëri", ishte britma e trajnerit për korçarin, duke iu referuar mbrojtësit Gëzim Krasniqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania