Panorama Sport (Albania)

Laçi, Besnik Prenga ka gati “kurthin” për bardheblut­ë

-

Laçi mund të quhet specialist i Kupës së Shqipërisë, pasi në dekadën e fundit ka qenë katër herë në finale, duke arritur të fitojë në dy raste. Edhe këtë edicion, kurbinasit e kanë objektiv Kupën, pasi është rruga më e shkurtër për t’u kualifikua­r në Ligën e Europës, paçka se edhe në kampionat skuadra është ende në lojë. Gjatë këtyre 10 ditëve që ekipi ka pasur në dispozicio­n për të përgatitur ndeshjen e parë çerekfinal­e ndaj Tiranës, trajneri Besnik Prenga është munduar të punojë më tepër taktikisht. Kreu i pankinës i është përshtatur në këtë mënyrë kundërshta­rit të radhës, duke bërë gati “kurthin” për një takim që ndryshe nga kampionati, ka specifika të tjera. Laçi do të kërkojë të shënojë gol në “Selman Stërmasi”, pasi kështu do ta ketë më të lehtë, duke qenë se ndeshjen e kthimit do ta luajë në fushën e vet pas dy javësh. Ndërkohë, përveç mbrojtësit shkodran, Denis Pjeshka, i cili ka probleme fizike, e gjithë pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicio­n të stafit teknik. Trajneri Prenga mësohet se ka dilema vetëm për krahët e mesfushës. Gjasat janë që ndaj Tiranës të luhet me skemën 4-2-3-1, ku në majën e sulmit do të jetë Redon Xhixha. Prenga kërkon t’i bllokojë mesfushën Tiranës, duke hedhur në fushë njëherësh lojtarë si Eller, Jonuzi, Najdenovç dhe Lushkja, të cilët përshtaten mirë në të dyja fazat e lojës. Pritet që ashtu si në ndeshjen e kampionati­t ndaj Kazmës, Prenga t’i besojë sërish krahun e majtë të mbrojtjes Mersinajt, ndërsa Sefgjinaj do të jetë disi më i avancuar. Gjithsesi, në dyshim është nëse nga minuta e parë do ta nisë “veterani” kurbinas apo shkodrani Shtubina, i cili ka më tepër tipare sulmuese. Prenga kërkon agresivite­t nga futbollist­ët, një element që Laçit nuk i ka munguar dhe ekipi ka shfaqur edhe oshilacion­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania