Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, “show” në dëborë

Zbardhet fjalimi i Shehit: Jini krenarë për fanellën, dua 30-minutëshin ndaj Teutës

-

ushtrimet e ndryshme të zgjedhura nga trajneri për të perfeksion­uar më së miri ato pika problemati­ke që Skënderbeu ka treguar javë pas jave. Për këtë arsye fillimisht ekipi ka punuar në vendosjen taktike në fushë në të dyja manovrat e lojës, qoftë në mbulim, ashtu edhe në ofensivë. Më pas, gjithçka është përqendrua­r në aspektin defensiv, ku Shehi ka kërkuar nga prapavija një përqendrim më të madh dhe lexim sa më të qartë të situatave të lojës në çdo lloj aksioni, qoftë në epërsi, ashtu edhe në disavantaz­h numerik. Një pikë ku Shehi ka kthyer pas shumë herë aksionet për të dhënë shembullin perfekt të reagimit në varësi të situatës. Trajneri ka insistuar mjaft duke kërkuar herë pas here edhe ndihmën e "veteranëve" të ekipit, mbi të cilët ndoshta duhet të rëndojë pesha më e madhe e përgjegjës­isë.

SULMI

Pas më shumë se 20 minutash, loja ndryshon sens dhe tani në "provim" janë sulmuesit dhe faza ofensive. Për të hequr sadopak presionin mbi sulmuesit e skuadrës, Shehi ka kërkuar nga gjithë grupi që të mbështesin fazën sulmuese në këtë moment ku edhe golat janë të pakët pavarësish­t se situatat për shënim nuk kanë munguar. Kritikat e Shehit kanë qenë të shumta dhe veçanërish­t janë ndalur tek agresivite­ti dhe fakti që sulmuesit duhet të jenë më "të këqij", siç thuhet në gjuhën e futbollit, para portës.

KUSHTET

Ajo që ka penguar ndjeshëm këtë stërvitje, ka qenë bora, ku shpeshherë topi ngelej në fushë për shkak të reshjeve të borës që kishin filluar të mbulonin fushën stërvitore. Për pasojë, topi ngecej në momente të caktuara në "pirgje" me borë, duke shkaktuar të qeshura në momente të veçanta, por në të tjera raste edhe irritim nga lojtarët për prishje të aksioneve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania