Panorama Sport (Albania)

Bylisi ka “asin nën mëngë”, Lamçja: Ngjitemi në Superiore

Sulmuesi: Kemi ekipin më të mirë, kryesojmë që nga fillimi

- Erjon Saliu

Eri Lamçja është një nga afrimet cilësore që ka bërë skuadra e Bylisit. Gjysmën e parë të këtij sezoni ai e luajti me Dritën e Gjilanit në Kosovë, ndërkohë që te Bylisi duket përforcim serioz, edhe për synimin në Superiore. Lamçja e ka nisur karrierën tek Elbasani në sezonet 2012-2015 dhe në dy sezonet e tjera ka qenë pjesë e Teutës në Kategorinë Superiore, por ka luajtur edhe me Luftëtarin. Në janarin e shkuar u rikthye në Shqipëri dhe ofertat nuk munguan, por ajo e Bylisit ishte më joshëse. “Ambienti në Ballsh është i qetë. Kemi optimizëm për atë çka synojmë dhe bashkëpuni­mi me njëritjetr­in është më i rëndësishm­i. Janë faktorë që do të na ndihmojnë të ngjitemi në elitë këtë sezon, sepse edhe ecuria ka qenë mjaft e mirë. Tashmë unë jam ambientuar dhe mendoj se do t’i shërbej edhe më shumë skuadrës sepse kam kapur edhe formën time më të mirë. Kushtet për stërvitjen janë të përshtatsh­me dhe shumë të mira dhe tani gradualish­t po filloj që të përshtatem me atë që trajneri kërkon tek unë dhe futbollist­ët e tjerë. Jo më kot firmosa në Ballsh sepse kisha edhe shumë oferta të tjera. Besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur dhe do të më shërbejë që unë të rikthehem në formën time më të mirë. Pas disa problemeve të vogla që kisha me drejtuesit, vendosa ta mbyllja aty aventurën me Luftëtarin. Trajneri i huaj që erdhi kishte disa metoda që nuk përshtates­hin me rolin tim në fushë. Presidenti Kapllanaj më bindi dhe së bashku me skuadrën duhet që të realizojmë synimin tonë që është Superioria. Shpresoj që të ndihmoj ekipin me golat dhe të arrijmë atë që të gjithë duam”, përfundoi Lamçja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania