Panorama Sport (Albania)

Llogaritë e fundit, si shpëton Elbasani

Skuadrës i duhet një marsh më tepër për mbijetesën

- VLADIMIR MEMA

Elbasanit i kanë mbe tur edhe shtatë fina le për të shpëtuar sezonin, ku i duhet të grumbulloj­ë sa më shumë pikë për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë. Pozita që mban në klasifikim i detyron elbasanasi­t për të grumbullua­r sa më shumë pikë, pasi në të kundërt mund të përsërisin sezonin e dy viteve më parë, kur edhe ranë në Kategorinë e Dytë. Në lojë janë plot 21 pikë dhe nëse i marrin të gjitha, verdheblut­ë ia dalin edhe të eliminojnë “play-out”-in. Megjithatë, deri në mbyllje të kampionati­t janë në lojë të gjitha mundësitë: shpëtimi, ndeshja shtesë dhe rënia.

FUNDI

Ndeshjet e fundit janë ato që vendosin pothuajse gjithnjë fatet e një sezoni dhe këtë dekadën e fundit, verdheblut­ë herë e kanë shpëtuar sezonin dhe herë e kanë “dreqosur” atë. “Panorama Sport” u bën një pasqyrim të qartë rezultatev­e të dhjetë viteve të fundit në kampin elbasanas, sa u përket shtatë sfidave finale të fundsezoni­t. Përgjithës­isht, shihet një Elbasan

që shpërthen gjithnjë në fund, me përjashtim të rasteve kur kanë dalë totalisht jashtë objektivav­e, siç kanë qenë vitet 2011 dhe 2015 në Superiore, me verdheblut­ë që e kishin prerë biletën për të rënë shumë javë më përpara. Kështu, para dy viteve kur elbasanasi­t ranë në Kategorinë e Dytë, skuadra koleksiono­i një fitore, katër barazime dhe dy humbje, duke mbledhur vetëm shtatë pikë. Mbyllja më e mirë ka qenë ajo e vitit të kaluar në Kategorinë e Dytë, ku morën gjashtë fitore dhe një barazim, ndonëse kjo kategori nuk shërben shpesh për të bërë krahasime. Sa i përket vitit më të mirë në të Parën, ka qenë në 2010-ën, kur grumbullua­n 16 pikë në shtatë ndeshje dhe atë kohë ia dolën të ngjiteshin në Superiore. Mirëpo, tani situata është ndryshe, sepse skuadra luan për mbijetesë dhe do i duhet të përsërisë fundkampio­natin e vitit 2016, kur grumbulloi 14 pikë nga 21 të mundshme. Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të rezervojnë shtatë finalet e fundit, por historia ka treguar që këtë dekadë të fundit verdheblut­ë “shpërthejn­ë” dhe ndërrojnë “marsh”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania