Panorama Sport (Albania)

Vllaznia nuk e llogarit Dinamon

Mbrojtësi Gocaj: Nuk ka vend për gabime, kthimi në Superiore çështje javësh

- ADMIR URUÇI

Vllaznia ka vijuar përgatitje­t për takimin me rivalen historike, ekipin e Dinamos. Këto seanca stërvitore kanë nisur mes optimizmit nga ana e kuqebluve që duket se i janë afruar ndjeshëm objektivit që kanë për t'u rikthyer në Superiore. Këtë optimizëm e ka shtuar më tepër edhe shkëputja që kanë ndaj ndjekësve më të afërt, ekipit të Erzenit. Po kaq optimist është edhe mbrojtësi shkodran, Olsi Gocaj. Sipas tij, Vllaznia është në rrugën e duhur drejt rikthimit në elitë. "Mendoj se jemi në rrugë të mbarë. Megjithatë, është shpejt që të bësh llogari. Ne duhet që ta sigurojmë ngjitjen matematiki­sht shumë shpejt. Prandaj duhet që të fitojmë të gjitha ndeshjet e fazës së tretë. Është herët për të festuar, pasi formula e kampionati­t ka rifutur në lojë edhe ekipet e tjera. Por, mendoj se na duhet edhe pak punë më shumë për të zgjidhur njëherë e mirë nga skuadrat kundërshta­re luajnë kundrejt tyre. Por, sheh si kundërshta­r vetëm veten. "Kemi vënë re se Kategoria e Parë ka vështirësi­të e veta. Ne kemi në gjirin tonë shumë lojtarë që luajnë shumë mirë teknikisht e taktikisht, ndërsa ka disa fusha apo skuadra që nuk të lënë të luash. Megjithatë, fakti që ne jemi në krye me meritë tregon se kemi punuar mirë. Si kundërshta­rë nuk shoh asnjë skuadër veç vetes tonë. Ne duhet që të mos kënaqemi pa përfunduar gjithçka se vetëm kështu mund të gabojmë", vijoi ai.

DINAMO

Vllaznia është e motivuar që të arrijë një tjetër rezultat pozitiv në fushën e vet, kësaj here përballë Dinamos. Për Gocajn nuk ka asnjë dyshim që kuqeblutë do të kërkojnë vetëm 3-pikëshin ndaj kryeqyteta­sve. "Në fushën tonë nuk do të diskutojmë asnjë rezultat tjetër veç fitores. Ky është objektivi i vetëm që kemi. Fusha mund të dhurojë surpriza, por ne jemi duke punuar shumë që të fitojmë çdo takim dhe të zgjidhim shpejt çështjen e rikthimit në Superiore. Prandaj edhe ndaj Dinamos jam optimist te triumfi. Nuk e nënvlerëso­j aspak kundërshta­rin, por ky është objektivi ynë", përfundoi prononcimi­n e tij për gazetën, mbrojtësi shkodran, Olsi Gocaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania