Panorama Sport (Albania)

Besa me fat, kthehen titullarët

- Feriz Ferizaj

Ndërprerja e kampionati­t duket se për Besën rezultoi me fat. Ndaj Egnatias munguan plot 3 lojtarë për shkak dëmtimi, duke nisur nga Biba, Dikson dhe Cara, pa llogaritur të dënuarit Çekiçi e Onuh. Tashmë, pas dy javësh, tre lojtarët e dëmtuar janë rikuperuar plotësisht dhe janë të gatshëm për takimin kundër Lushnjës. Po ashtu, edhe Onuh e Çekiçi mbaruan dënimin dhe janë gjithashtu gati. Për mesfushori­n shijakas Glejdi Ndraxhi, ndërprerja e kampionati­t prej një jave rezultoi me fat për Besën. Ndraxhi pa dyshim ka qenë zbulimi i këtij sezoni teksa ka merituar formacioni­n që nga java e parë duke treguar dëshirë, grintë dhe nivel.

NDRAXHI

Në fazën në të cilën ndodhet Besa na kërkohet impenjim maksimal në çdo përballje. Po që të ndodhë kjo, sigurisht që kërkohet kontingjen­ti i plotë i lojtarëve, sepse Besa nuk është Reali të ketë 35 lojtarë. E patë sesa vuajtëm ndaj Egnatias, pasi mungoi 50% e formacioni­t që nga Dikson, Biba, Onuh, Çekiçi e Cara? Për fatin tonë, takimet u shtynë një javë dhe aktualisht të dëmtuarit e të dënuarit janë të gatshëm, thënë ndryshe jemi të plotë. Vetëm me kontingjen­tin e plotë mund t'ia dalim. Uroj dhe shpresoj të mos kemi më kaq shumë penalizime në sfidat e ardhshme", tha Ndraxhi. Ndërsa lidhur me përballjen e fundjavës me Lushnjën, mesfushori deklaron: "I keni parë besoj deklaratat e Lushnjës se do të kalojë në klasifikim Egnatian dhe Orikumin. Dhe që të ndodhë kjo duhen fitore. Ne nuk e kemi harruar faktin se Lushnja ishte ajo që na mundi vetëm dy javë më parë dhe duhet angazhim maksimal", tha Ndraxhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania