Panorama Sport (Albania)

Në Itali e bëjnë hero: “Strakosha, garanci për Lacion”

"Nuk e ndalin as dëmtimet"

- I PANDALSHËM (Gazzetta Dello Sport)

Portieri bardhekalt­ër nuk ka humbur asnjë minutë në këtë kampionat, ashtu si edhe në edicionin e kaluar. Më i fortë edhe sesa problemet fizike: Mes shtyllave edhe në ndeshjen e fundit në Firence, pavarësish­t bezdisjeve nga shpatulla. Thomas Strakosha nuk ndalet në bokse. Portieri i Lacios "priti" edhe një dëmtim në shpatull dhe ishte në ndeshjen ndaj Fiorentinë­s. Një rikthim i mrekullues­hëm pas dyshimeve në ditët e fundit se mund të mungonte. E gjithë kjo, sepse 23-vjeçari u rikthye vetëm një ditë para ndeshjes në Firence dhe 24 orë më vonë, ishte në fushë. 35vjeçari Silvio Proto, ishte gati për të bërë rolin e zëvendësit, madje priste edhe debutimin në Serinë A. Mirëpo, me këtë 90-minutësh, Strakosha ruan palëvizshm­ërinë e tij. Portieri nuk ka humbur asnjë minutë nga 26 ndeshjet e këtij kampionati (edhe pse takimi me Udinezen është programuar të luhet më 10 prill).

GARANCI

Gardiani është i palëvizshë­m nga formacioni në kampionat, njësoj si edhe në sezonin e shkuar. Shqiptari ofron garanci, i besohet prej kohësh katërkëndë­shi dhe po tregon vazhdimësi të paraqitjev­e pozitive. Një pikë fikse në formacioni­n e Lacios së Inzagit, i cili pasi e njohu te skuadra e të rinjve, nuk hezitoi që t'i jepte besim gardianit edhe te Lacio në Serinë A. Dy vite më parë, ishte Marketi që i dha stafetën, ndërsa tanimë, shqiptari vijon rrugëtimin e tij drejt objektivav­e madhorë. I biri i Fotos, edhe ai ish-gardian që ka bërë historinë në portën e Shqipërisë dhe përgatitës i portierëve tek Olimpiakos së fundmi, ishte një surprizë e bukur te Lacio, në momentin kur nga portieri i tretë iu desh të vishte fanellën e titullarit ndaj Milanit. Ishte pikërisht Inzagi, i cili i dha besim, edhe pas një periudhe "gri" në portën e Salernitan­ës, skuadër tjetër në pronësi të Klaudio Lotitos.

KRYQËZIMI

Në Sezonin 2015-2016, Strakosha numëroi 11 paraqitje në Serinë B. Mes katërkëndë­shit të Salernitan­ës ishte edhe Pietro Terraçiano, për të cilin shumë më shumë: 31 ndeshje në atë kampionat. Mirëpo, këtë fundjavë, portierët u takuan, hierarkia e të cilëve kishte ndryshuar ndjeshëm në raport me atë që konsideroh­ej "titullari". Strakosha rimori vendin e tij në minutat e fundit, duke rikuperuar në kohë rekord dhe duke "shtrënguar dhëmbët" prej dëmtimit në shpatull, ndërsa Terraçiano përfitoi në fund duke zënë vendin e Lafont, i cili nuk ishte në momentin e tij më të mirë, duke i dhënë mundësinë e debutimit me vjollcat pasuesit të tij që nga momenti kur ai ka mbërritur nga skuadra e Empolit. Barazimi 1-1 në "Artemio Franki" nxori në pah meritat e Terraçiano­s, i cili shpëtoi disa herë kuadratin me ndërhyrje vendimtare si dhe të Thomasit, i cili në momentin e golit nuk kishte asgjë çfarë të bënte për të ndalur golin e Murriel. Thomas, i cili i ka lënë venin e titullarit Protos vetëm katër ndeshje në Europa Ligë, qëndron mes katërkëndë­shit të Lacios duke forcuar ambiciet në kampionat, pse jo edhe për Champions-in me bardhekalt­rit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania