Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

* Për herë të parë në historinë e saj, Juventusi kualifikoh­et në një fazë me eliminim direkt, në një kompeticio­n UEFA, pasi ishte mundur me dy gola në ndeshjen e vajtjes. Të vetmen herë që kishin mundur ta bënin këtë, por jo në një turne UEFA, ka qenë në vitin 1965, në Kupën e Panaireve dhe si për ironinë e fatit, pikërisht ndaj Atletikos. * Përpara Kristiano Ronaldos, juventini i fundit që kishte realizuar një tripletë në Champions, në një fazë me eliminim direkt kishte qenë Alesandro Del Piero, kundër Monakos në vitin 1998. * Kristiano Ronaldo është lojtari i 11-të në historinë e Championsi­t që realizon një tripletë me dy fanella të ndryshme. * Asnjë futbollist nuk ka shënuar në “Allianz Stadium”, në Ligën e Kampioneve, më shumë gola sesa Kristiano Ronaldo. Portugezi, si rival dhe tashmë si juventin numëron 8 të tillë, po aq sa edhe ish-i Arturo Vidal. * Kristiano Ronaldo është ngjitur në kuotën e 124 golave të realizuar në karrierë, në Ligën e Kampioneve, gjashtë më shumë sesa numëron Atletiko në historinë e saj në këtë kompeticio­n. * Për herë të parë që kur Atletiko është nën drejtimin e Diego Pablo Simeones, skuadra nuk e mbyllte një ndeshje të Champions-it, pas tentuar asnjë goditje në kuadrat. * Ajo kundër Juves ishte humbja e parë për Atletikon e në epokën “Simeone”, përballë skuadrave italiane (5 fitore dhe 2 barazime). * Përpara asistit me Ronaldon, Zhoao Kanselo nuk merrte pjesë në një aksion goli në Champions, që prej shtatorit 2015, ndaj Zenitit, kur luante për ngjyrat e Valencias.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania