Panorama Sport (Albania)

Ronaldo: Erdha për gjëra të mëdha, Simeones i treguam...

“Krenar për këtë ekip, treguam kush është më i forti”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Zbarkoi në Torino për mbrëmje si ajo e djeshmja. Për t’u hequr shokëve të skuadrës disa frikëra nga shpirti dhe për t’i bërë të gjithë të ndiejnë prezencën e një mjeshtri të Champions-it. Dy gola me kokë dhe një penallti të shndërruar në gol. I bëri të pendohen edhe ata që e kritikuan në Madrid kur u tregoi pesë gishtat e pëllëmbës së tij. Menduan se ishte mburrje fakti që u kujtoi madrilenëv­e të Atletikos se kishte fituar 5 Champions. Por, thjesht u kujtoi se asgjë nuk kishte përfunduar. Dje erdhi ora e tij dhe ai nuk zhgënjeu. Ishte thjesht padroni i një suksesi të jashtëzako­nshëm. Pas ndeshjes, tani që e bëri Simeonen të përlotej, i çoi sërish atij një mesazh të pamëshirsh­ëm: “Treguam që kemi edhe ne b.le”, deklaroi Ronaldo kur u pyet nga gazetarët.

Si do ta përshkruan­it një mbrëmje si kjo?

Duhej të ishte një natë speciale dhe e tillë rezultoi. Por, akoma nuk kemi fituar asgjë. Kemi ende shumë punë.

A është më e lehtë rruga drejt finales pas një përmbysjej­e si kjo?

Jo, mendoj se është gabim të mendosh për finalen që tani. Duhet shumë kujdes dhe shumë përqendrim deri në fund. Ky është një rezultat që të jep një shtysë të madhe, por jemi ende shumë larg finales.

Cili ishte sekreti i kësaj përmbysjej­e?

Mendoj se Juvja është një klub i madh dhe i bën gjërat hap pas hapi. Lojtarët e kanë kuptuar të gjithë këtë. E dinim se çfarë duhet të bënim, por thjesht nuk duhet

të nxitoheshi­m.

Pas ndeshjes bëtë një gjest të ngjashëm me atë të Simeones në takimin e kaluar...

Kemi b... edhe ne dhe e treguam këtë gjë.

Juvja nuk e kishte arritur kurrë një përmbysje të tillë...

Ndoshta Juvja për këtë arsye besoi tek unë dhe më mori mua. Kam ardhur këtu që të ndihmoj këtë skuadër të madhe të bëjë gjëra që nuk i bënte dot më parë. Është krenari e madhe të shoh se sa

shumë beson dhe se sa shumë lufton kjo skuadër deri në sekondën e fundit.

Askush nuk i ka shënuar Atletikos kaq shumë gola. Çfarë mendonit para ndeshjes?

Është e vërtetë, ata janë një skuadër e fortë, por ne jemi akoma më të fortë.

Cili është objektivi juaj tani?

T’i marrim gjërat me qetësi dhe duke ecur hap pas hapi mund t’i bëjmë mirë. Kjo është shumë e rëndësishm­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania