Panorama Sport (Albania)

Bonuçi: Dikush na preku krenarinë, por e pagoi

"Na falni, por quhemi Juve, tani i treguam ne bo..."

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Leonardo Bonuçi nëse nuk do të ishte se prej fjalëve të tij do të rrezikonte një dënim të mundshëm, do të kishte shumë për të thënë, pasi kjo përmbysje i dedikohet vetëm një personi. Ai quhet Diego Pablo Simeone, i cili me festimin e tij të shëmtuar tërboi e nervozoi, i preku krenarinë juventinëv­e, por në fund vetë argjentina­si do të kishte qenë i lumtur që të mos e kishte bërë. Për këtë është i sigurt mbrojtësi bardhezi, pas përmbysjes së djeshme heroike.

Bonuçi, ishte pozitiv fakti që nuk kishte Diego Kostën kundër?

Unë mendoj se kjo është një natë e madhe për popullin juventin dhe nuk dua të flas për asgjë tjetër. Por di të them se tri javë më parë kishte shumë të tjerë që festonin për disfatën tonë. Epo më vjen keq për ta! Më vjen keq dhe të na falin, por ne quhemi Juventus! Kjo skuadër di të përgjigjet gjithmonë në fushë. Shihni statistika­t: goditëm katër herë portën, shënuam tre gola. Tani më duket se i treguam ne bo..., por këtë e bëmë në fushë, askund tjetër. Pastaj kush kërkon që të kapet te mungesat është i lumtur që ta bëjë, sepse ne kishim pafund dhe shumë të rëndësishm­e, por kur ke me vete një stadium të tillë si ky i yni, asgjë dhe asnjë

nuk na mungon.

Si e përgatitët këtë mbrëmje kaq perfekte?

Gjithçka u tha pas humbjes me Atletikon dhe çdo gjest u pa në ndeshjen e parë dhe ndodhi pas disfatës në Madrid, na preku në nivelin human. Por, kush e bëri këtë e falënderoj­më, ndonëse i paralajmër­oj se të tilla gjëra thjesht na bëjnë që të japim më të mirën. Asgjë më shumë!

Një fitore si kjo të shtyn drejt fitore finale...

Sigurisht, por objektivi ynë i radhës është që të fitojmë në Xhenoa. Kemi një udhëtim për të kryer dhe për ta përfunduar sa më shpejt në kampionat. Për gjithçka tjetër do të mendojmë kur t'i vijë koha. Na pret një muaj prill madhështor përpara.

Çfarë ndien t'i thuash Simeones pas një mbrëmjeje si kjo?

Futbolli është edhe ky, fatkeqësis­ht... Por ne mund ta mbyllim këtë argument edhe me kaq, sepse jemi mësuar që në fillim të na e ngjisin diçka në fytyrë, por le të lejojmë që gjithçka të na rrëshqasë dhe të rikthehet tek ai që e kishte nisur...

Ky sukses ju karikon maksimalis­ht bateritë besojmë?

Është një dozë adrenaline madhështor­e, që do na shoqërojë nga sot e deri më 1 qershor (dita e finales së Champions-it).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania