Panorama Sport (Albania)

Siti 7 goditje Shalkes dhe tmerron kundërshta­rët

Anglezët arrijnë fitoren më të thellë europiane

-

Duhet të ishte një formalitet, dhe jo vetëm ishte i tillë, por ishte edhe më i thjeshtë seç pritej. Mançester Siti i Pep Guardiolës fiton edhe ndeshjen e kthimit kundër Shalkes dhe kualifikoh­et në çerekfinal­et e Champions-it. Përfundon me një "tërmet" 7 ballësh falë dopietës së Agueros dhe golave të Sanesë, Sterlingut, Bernardos, Fodenit dhe Zhezusit. Pas fitores 3-2 në Gjermani, "qytetarët" e kishin hedhur një këmbë në 8 skuadrat më të mira. Tani, kampionët e Anglisë që në historinë e tyre rezultatin më të mirë kanë gjysmëfina­let e 2016ës, duhet të masin forcat me ekipe më të forta se minatorët nga Gelzenkirs­heni. Nëse kishte një shpresë për Shalken, ishte që Siti t'i qasej keq ndeshjes. Por anglezët i dominuan rivalët në zotërimin e topit, duke i detyruar të vrapojnë bosh për periudha të gjata. Rastin e parë e krijuan me Bernardon, i cili nis Sterlingun në thellësi, sulmuesi kalon Oczipkan dhe shërben Agueron, i cili i fiton kohën Brumës dhe godet shtyllën. Në 35' Mançesteri zhbllokohe­t: Gyndoan sheh futjen e Bernardos, i cili pengohet në zonë nga Bruma. Penallti dhe Aguero e transformo­n. Tre minuta më vonë vjen goli i dytë, gjithnjë me argjentina­sin autor (i 11ti në 7 ndeshjet e fundit kundër ekipeve gjermane): pas topit të Gyndoan, Sterling mbron mirë topin nga Oczipka dhe shërben me thembër për Kun, që diagonalen e dërgon mes këmbëve të portierit. Në 42' vjen grushti i tretë: asist i Zinçenkos, Sane çmarkohet nga MekKeni dhe ndëshkon sërish ish-ekipin e tij. Edhe pse me kualifikim­in në xhep, Siti vazhdon të sulmojë edhe në pjesën e dytë: në 51' Sane shpërdoron një rast të mirë dhe dy minuta më vonë shënon, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Por pa u mbushur një orë lojë maturohet "pokeri": Sane në të majtë, shikon Sterlingun në shtyllën e dytë dhe e shërben me një krosim të bukur, të cilin sulmuesi e transformo­n fluturimth­i. Në 71', "Etihad" feston sërish: Bernardo, i shërbyer nga Sane, mposht sërish Fehrmanin. 6-0 vjen në 78', sërish nga një shpikje e Sanesë (3 asiste) që peshkon Fodenin, i cili driblon edhe portierin dhe e depoziton topin në rrjetë. Në 84' dhe goli i shtatë, me një goditje nga jashtë zone të Gabriel Zhezus. Ky është goli që ul siparin e një ndeshjeje, që ndoshta është e fundit për Tedeskon në stolin e bluve mbretërorë. Kjo ishte disfata më e rëndë e një ekipi gjerman në historinë e Champions-it, ndërsa "qytetarët" regjistrua­n fitoren e tyre më të thellë europiane. Siti ka shënuar 46 gola në 10 ndeshjet në shtëpi gjatë vitit 2019, mesatarish­t 4.6 gola për ndeshje këtë vit kalendarik. Kush do dojë të vijë në Mançester në çerekfinal­e?!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania